Vizioni ynë mbi strategjinë zhvillimore të kësaj treve në ekonomi, infrastrukturë,arsim, kulturë ,turizëm, etj. do të jetë sfidë në funksion të motivimit të banorëve, për ta kërkuar ardhmërinë e tyre në këtë vend të bekuar nga natyra e aq shumë të çmuar, që na e lanë të parët tanë. Pozita gjeografike Bashkia Klos shtrihet në veri të Bashkisë Mat. Nga lindja e juglindja kufizohet me Bashkinë Bulqizë, duke vijuar më tej po me këtë bashki nga jugu dhe më pas, përsëri nga jugu e jugperëndimi kufiri ndan me Bashkinë e Tiranës, më tej nga perëndimi vazhdon përsëri me Bashkinë Tiranë dhe në veriperëndim me Bashkinë e Krujës. NDËRTIMI GJEOLOGJIK DHE RELIEVI . I gjithë territori i Kryematit shtrihet midis kuotave 220m mbi nivelin e detit (Luzë eSuçit) dhe 2100 m mbi nivelin e detit, që është pika më e lartë e kësaj treve (Maja e Arnishtës mbi Liqenet e Allamanit). Ndërtimi gjeologjik i zonës së Kryematit është mjaft i komplikuar. Ai dallohet nga llojshmëri të shumta shkëmbinjsh me origjinë vullkanike e sedimentare. Formacionet shkëmbore shumë të vjetra përfaqësohen nga gëlqerorë që mbulojnë tërë masivin e vargut nga ana e konturit të hapësirës Guri i Bardhë-Xibërr e më tej të Unjateit e Gurrës dhe një pjese të vargut të brendshëm kodrinor-malor Kloskatund- Plan i Bardhë-Fshat-Shkallë-Dars-Bel-Unjate. Këto lloj shkëmbinjsh kanë krijuar mundësi të mëdha deri në ditët tona për sigurimin e materialeve të ndërtimit, si gurëve për kullat, të cilat kanë qenë të shumta në këtë trevë ku thuajse çdo shtëpi ishte kullë, si dhe për prodhimin e gëlqeres . Pjesa lindore e terrenit përbëhet nga shkëmbinj kryesisht me origjinë vullkanike, me ngjyrë të zezë ose të përhimtë e sidomos nga llojet ultrabazikë që përmbajnë përqindje të lartë të mineralit të kromit, azbestit, magnezit etj. Në këtë pjesë janë kryer studime gjeologjike e janë gjetur minerale të rralla. Në Shkallën e Cerujës prej shumë vitesh është hapur miniera e kromit në të cilën edhe sot vazhdon intensivisht nxjerrja e atij minerali. Në pikëpamje gjeologjike teritori i Bashkisë Klos vendoset kryesisht mbi depozitimet e gropës së Kryematit dhe më pak në formacionet ultramafike të masivit Ultrabazik të Bulqizës dhe shkëmbinjtë karbonatikë të triasikut. Depozitimet e gropës së Kryematit bëjnë pjesë në sistemin e hullisë mollasike mesdhetare ku marrin zhvillim të konsiderueshëm sedimentet terrigjene si rërat, argjilat, mergelet, facie këto të tipit lagunoro-liqenor mjaft të përhapura në vargun e ultësirave ndërmalore si ultësira e Korçës, Librazhdit, etj. Gropa e kësaj treve kontakton në lindje me masivin ultrabazik të Bulqizës i cili ndërtohet nga shkëmbinj të serisë ultramafike si gabro, dunite, peridotite, serpentinite dhe koret e tyre të prishjes lateritike. Në pjesën jugore dhe jug perëndimore formacionet terrigjene të gropës vendosen transgresivisht mbi shkëmbinjtë karbonatikë të triasikut. Formacionet ultramafike ultrabazike mbi të cilat kanë shtrirje fshatrat Cerujë, Patin, Bejnë dhe Klos Katund përfaqësohen nga shkembinj harcburgite, dunite, serpentinite, troktolite e më pak gabro si dhe lloje damarore të lidhura me to. E rëndësishme është se me këto lloje shkëmbore janë të lidhura vendburime të kromit, alumokromit, nikel-sulfureve, etj.të cilat kanë një rëndësi të madhe ekonomike jo vetëm për Bashkinë Klos, por edhe në nivel kombëtar. Kështu në këtë rajon lokalizohen vendburimi i kromit Shkallë-Cerujë dhe disa vendburime më të vogla si Maja e Drenit, Qafa e Burrelit, Maja e Kunorës, Qafa e Ujkut, etj. Po ashtu, këto shkëmbinj, veçanërisht ato të llojeve serpentinite përbëjnë një pasuri të madhe për shfrytëzimin si materiale inerte shumë cilësore me veti shumë të mira fiziko-mekanike për shtrim rrugësh, aeroportesh, etj. Lloje të veçanta të tyre gjithashtu mund të shfrytëzohen si gurë dekorativë të një cilësie mjaft të lartë dhe të kërkuara në treg. Shkëmbinjtë karbonatikë triasikë që shërbejnë si kornizë të shkëmbinjve ultramafikë të masivit të Bulqizës dhe si shtrat për formacionet e Gropës së Kryematit të cilat mbivendosen mbi to, lokalizohen në fshatrat Klos Katund, Fshat, Dars, Bel dhe Unjate. Edhe këto lloje shkëmbore pas përpunimit në impiante përbëjnë një rezervë të madhe për shfrytëzimin e tyre si material për ndërtim, inerte të fraksioneve të ndryshme për shtrim rrugësh, etj. Nga ana tjetër disa lloje të zgjedhura të tyre sipas nevojave të tregut mund të përdoren si gurë dekorativë në fusha të ndryshme. Shtrirjen më të madhe teritoriale Bashkia Klos e ka mbi formacionet mollasike të Gropës së Kryematit të cilat paraqiten në trajtën e depozitimeve të qeta në shtratin grabenor të formuara në periudhën e neogjen-kuaternarit, me kontakte transgresive me formacionet më të vjetra triasiko-jurasike. Për shkak të uljengritjeve të shpeshta të bazamentit të gropës dhe të ndryshimit të intensitetit të prurjes së materialit terigjen, në planin vertikal formacionet e gropës jane të ndërtuara nga alternime të shpeshta të formacione