N J O F T I M: Te nderuar qytetarë ! Ju informojmë dhe Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e dëgjesës publike që do të organizohet ditën e premte, datë 16.12.2016, ora 1200, në ambjentet e Lokal “Fresku”, KLOS, për të prezantuar projektin hidrologjik në rrjedhën e sipërme të lumit Mat dhe ndikimet në mjedis nga zbatimi i këtij projekti. Ky takim organizohet nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Njësitë e Qeverisjes Vendore të Rrethit Mat dhe realizohet në kuadër të zbatimit të kuadrit ligjor për mjedisin dhe të pajisjes me leje mjedisore të projektit të propozuar. Sa më sipër, janë të lutur të marrin pjesë në këtë takim qytetarët e Bashkisë Klos dhe në veçanti qytetarë të kumunitetit të Fshatrave Shkallë, Klos-Katund, Fshat, Dars, Fullqet, Shulbatër, Dom, Kujtim, Pleshë, Bërshi, Suç, Mishtër dhe Rripë. Për më tepër informacion, pranë Bashkisë Klos do të gjeni materialet e dorëzuara lidhur me këtë takim. Ju faleminderit për mirëkuptimin!