Takim me rastin e dites nderkombetrare te moshuarve Me rastin e dites ndërkombëtare të moshuarve me 1 Tetor 2016 , kryetari i bashkisë Z. Basir Çupa pati një takim me pensionistët e Bashkisë së Klosit. Në takim u diskutua për problemet e të moshuarve dhe mundësitë e bashkisë për tju krijuar atyre në të ardhmen kushte dhe ambiente për ta kaluar kohën sa më mire. Takimi u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe vëllazërore Në fund të këtij takimi u shtrua edhe një koktej nga ana e Kryetarit te Bashkise Klos Z. Basir Çupa