Ditën e Enjte 4 Tetor,2018 Kryetari i Bashëkis Klos z.Basir ÇUPA Mirëpriti në Bashkinë Klos Ambasadoren e Sllovenisë Shkëlqesinë e saj znj. Lea STANČIČ Gjatë takimit kryetari i bashkise e njohu znj. Ambasadore me stafin e tij, historikun e Bashkise Klos, Investimet dhe projektet e Bashkise Klos, me pas Shkelqesia e Saj Znj. Lea STANČIČ shprehu keqardhjen e saj per infrastrukturen rrugore per te ardhur ne Klos edhe shpreson qe ky aks te rregullohet ne te ardhem pasi kjo sjell edhe zhvillimin e zones. Me pas Shkelqesia e saj shprehu qe ishte shume e impresionuar me natyren dhe zonen e klosit dhe premtoi bashkepunim te ngushte me Bashkine Klos. Pas ketij takimi Kryetari i Bashkise i dorezoi Çertifikaten “Mirenjohja e Qytetit” Shkëlqesisë së Saj Znj. Lea STANČIČ si dhe logon e bashkise edhe nje peisazh te Ures se Vazhes. Gjithashtu Znj. Ambasadore i dhuroi nje Libër dhe nje shishe Verë Kryetarit të Bashkisë Klos z.ÇUPA Më pas vizita vijoji ne një takim në zyrën e BE ne Bashkine Klos ku u njoh me kendin e BE edhe stafin e tij. Në mbyllje Znj. Ambasadore bëri edhe një vizitë në Librarinë e qytetit të Klosit ku u njoh me një grup studentesh edhe patën një bashkëbisedim. Shkëlqesia e saj znj. Ambasadore dhuroi edhe disa libra per biblioteken e Klosit.