Kryematja, ndonëse përbën një unitet më vete me cilësi që e dallojnë nga krahina të tjera, si në zakone, me pak përjashtime në bestytni etj, por brenda saj vihen re lehtësisht disa nëndarje etnografike. Psh Guri i Bardhë është ishull etnografik më vete që dallon nga të tjerët si në të folur, në veshje, veçanërisht veshja e gruas e cila është veshje qytetëse krejt e veçantë, në tipin e banesës etj. Zona e Xibrrit ka veçoritë e saja në të folur, veshje, veçanërisht veshja e gruas, banesë etj. Zona e Klosit dallon gjithashtu nga të tjerat dhe ka shumë të përbashkëta me atë të Suç-Kurdarisë. E veçantë gjithashtu është zona e Gurrës me veçoritë e saja në të folur, veshje, banesë etj. E përhapur në këtë trevë është banesa e tipit kullë e cila bie në sy për pamjen madhështore, të fortifikuar si kështjellat.-Banesa:Në mesjetë feudallët dhe bujarët, sipas nivelit ekonomik dhe nevojave, banesat e tyre i pajisnin me kulla e sharapote të ndërtuara me mure të forta. Edhe në Kryemat ndeshen gjurma kullash apo kështjellash të feudalëve, si ato të Çelajve, Allamanit, Buzhiqit, Skënderit etj. Me pushtimin turk të vendit, me ndryshimin e faktorëve historikë dhe ekonomikë e me lindjen e marrëdhënieve të reja, u krijuan kushte që edhe nga familje të tjera të mund të ndërtoheshin banesa me karakter fortifikues, dy deri në katër kate, me sharapote, sheshena e frëngji që luanin rolin e kullës së fortifikuar- kështjellë. Kësaj dukurie i dha shkas më shumë situata e krijuar me shembjen e principatës së Kastriotëve dhe rrënimin e kalave të tyre. Kështu humbën qendrat e fortifikuara që siguronin jetën dhe lirinë e banorëve. Mbi malsorët vërshonin ekspeditat turke, luftërat feudale, grabitjet, vëllëvrasjet etj. Për të ruajtur të paprekura lirinë dhe pronën, banorët nën shembullin e kullave ekzistuese-feudale, krijuan sipas mundësive të tyre tipin e banesës kullë, që nga shekulli në shekull në varësi të faktorëve ekonomikë, historikë dhe sipas armëve të zjarrit pësoi evolucion. Kësisoj kulla, trashëgoi tiparet e kalave iliro-arbërore, të cilat ndërtoheshin në vende të larta strategjike, duke u ndërtuar mbi kodra nga vështrohej terreni në rast rreziku, jo vetëm për mbrojtjen e familjes, por edhe të fisit, fshatit apo krahinës. Në rast rreziku, ndihma reciproke, ishte e imponuar në bazë të së drejtës doksore e përcaktuar në kanun. (Foto të tipeve të kullave)Kësisoj, kullat mbetën në trashëgimi vatra të lira të paprekshme, të cilat nëpërmjet sharapoteve e frëngjive, me jehonën e armëve u impononin pushtuesve e feudalëve vullnetin e malsorëve për liri.Tipi më i lashtë i kullave është ai me baltë, breza druri e strehë të gjërë. Më i vonë është tipi i kullave me gëlqere, pa breza e strehë të gjërë, ndonëse ka të dhëna se në këtë trevë, gëlqerja është përdorur që në shekujt e parë pas lindjes së Krishtit, psh në rrënojat pranë Kishës së Dukës janë vënë re gjurmë të pjesëshme muresh me gurë shtufi të lidhur me llaç gëlqereje, që u përkasin shek. I-III pas lindjes së Krishtit. Muret e kështjellës së Petralbës, të dukshme qartë edhe sot, janë të ndërtuar me gëlqere.Një tip i “kullës-kala” (kullë me sharapote e frëngji, e rrethuar me mure të forta).Kullë me sharapotKullë me çikmaKullë e hershme, me baltë e breza druri dhe strehë të gjërë.Kullë model qytetëse e Gurit të Bardhë.VESHJE TIPIKE NË TREVËVeshje të burrit (veshje burri me tirq, gunë, brezi, veshje me brekushe)Veshje të gruas:Veshje model qytetëse e gruas në Gurin e BardhëVeshje e gruas në XibërrNuse me duvakVeshje të gruas në Klos dhe Suç-Kurdari:-të hershme-të vonaVeshje të gruas në Gurrë.(Foto të tipeve të veshjeve)ZEJETProdhimi i barutit.Kjo trevë është vatra më e hershme e prodhimit të barutit në Shqipëri. Që nga koha e Kastriotëve, dingat e para të barutit u ndërtuan rrëzë Petralbës. Më vonë numri i tyre arriti deri në 19. Dingat e barutit në këtë trevë vazhduan të prodhojnë barut nga shekulli i XV deri në vitin 1911, kur u rrënuan nga ekspedita turke e Shefqet Turgut Pashës, me përjashtim të njërës prej dingave të Llaveshajve, e cila u çmontua e u fsheh dhe më pas prodhoi barut deri në vitin 1939, kur u rrënua nga nga karabinierët italianë.(MAKETI I DINGËS SË BARUTIT) Farkëtaria dhe punimi i metalit janë të dëshmuara që nga koha e Kastriotëve. Veçanërisht, kjo zeje ka qenë e lidhur me armët e ftohta e të zjarrit, vegla bujqësore, ndërtimi etj.Zejtaria e veshmbathjes ka zënë një vend shumë të rëndësishëm në kulturën materiale popullore të Kryematit. Me këtë zeje shumë të hershme kryesisht prodhoheshin rroba për t’u veshur me leshin e marrë nga delet. Me punimin e leshit merreshin gratë, të cilat pothuajse të gjitha zotëronin përdorimin e mekanizmit popullor për endjen e pëlhurave prej leshi, që në gjuhën vendase quhen tëllarë dhe në Kryemat ato i mbanin më se 70% e familjeve. Në tëllarë edhe sot endin lloje të ndryshme qilimash, flokje etj. -Punim në tëllarë (Foto të punimit në tëllarë)Leshi lnurej, dmth shkërmohej me n