Italiani Mario Sagnelli eshte qytetari me i ri i nderit te Bashkise Klos me kerkese te Kryetarit te Bashkise Klos, Z. Basit Çupa. Keshilli Bashkiak i ka akorduar titullin "Qytetar Nderi te Bashkise Klos " Z. Mario Sagnelli, ish-anetar i Keshillit Komunal te Sezzes, Itali. I cili per nje periudhe shume te gjate ka qen mbeshtetes per shqipetaret qe gjenden ne Itali e vecanerisht qytetareve te Bashkise Klos. Mario Sagnelli i shoqeruar edhe nga Kryetari i Keshillit te Komunes se Sezzes Z. Serafino di Palma, u priten nga Kryetari i Bashkise Klos. Ne kete takim ju shpreh mirenjohja mikut te komunitetit te Bashkise Klos, Z. Mario Sagnelli per kontributin e dhene ndaj bashkeqytetareve tane. Me pas ne ambientet e Keshillit te Bashkise u zhvillua ceremonia e dhenies se titullit "Qytetar Nderi te Bashkise Klos" i cili u dha nga N/Kryetari i Keshillit Bashkiak Klos, Z. Gani Lili. Ne vendimin nr.64 date 25.06.2018, Keshilli Bashkiak Klos vendosi: Ti jepet titulli "Qytetar Nderi te Bashkise Klos" qytetarit Italian Z. Mario Sagnelli me motivacion: Per kontributin e cmuar te dhene ne punesimin dhe sistemimin e dhjetera familjeve te emigranteve nga Bashkia Klos ne Komunen e Sezzes, Itali. Z. Mario Sagnelli dhe perfaqesuesi i Keshillit Serafino di Palma shprehen kenaqesin e te qenurit pjese e komunitetit Klosjan, gjithashtu edhe gatishmerine per bashkepunim te metejshem.