Tregu kërkon të shndërrohet në treg me parametra bashkëkohorë.Pazari i Urës në trevën e Klosit, është i njohur prej shekujsh, jo vetëm nga matjanët, por nga i gjithë vendi ynë , madje edhe nga të huajt. Psh. Hahni në udhëtimin e tij të vitit 1863 shkruan: “Afro një çerek ore në jug të Bejanit (Bejnit), i cili kishte një shpërndarje shumë të gjërë, drejtpërsëdrejti në bregun e djathtë të Matit, ndodhet një shesh i cili quhet Pazari i Matit. Këtu, çdo të dielë, zhvillohet tregu më i madh i të gjithë Matit. Popullsia vërshon drejt tregut, nga zona që ndodhen gjashtë deri tetë orë larg, për të shitur prodhimet e për të blerë artikuj që i nevojiten. Në tregje të tilla si rregull, burrat përbëjnë shumicën dërrmuese, megjithse nuk mungojnë edhe gratë e moshuara dhe vajzat e reja. Nganjëherë ndodh që të zbresin në Pazar edhe gra të reja nga viset që ndodhen fare pranë, ndonëse një frekuentim tepër i shpeshtë i tregut nga ana e tyre nuk shihet me sy të mirë. Nga gratë qëë patëm rastin të takojmë rrugës, vetëm ata më të moshuarat guxuan të na hidhnin vështrimin, ndërsa shumica kthenin kokën mënjanë sipas mënyrës turke”.Në ditët e diela, si dikur edhe tani, në tregun e Klosit, grumbullohen më se dhjetëmijë njerëz nga i gjithë rrethi i Matit, madje edhe nga Bulqiza, Martaneshi e deri nga Tirana,Kruja, Shkodra e treva të tjera. Në fuqizimin e këtij tregu ka ndikuar shumë edhe Rruga Historike Mijëraveçare e Arbërit, disa degëzime të së cilës kryqëzoheshin në Pazarin e Urës. Në Kryemat Rruga e Arbërit ka patur këto degëzime:Qafë-Murrizë-Guri i Bardhë-Ura e Vashës-Plani i Bardhë-Qafë Buall-Bulizë-Shkup Qafë Murrizë-Qafë Shkallë-Klos. Në Klos, në Pazarin e Urës, kemi ndarjen në tri drejtime:Klos (Dars)-Ura e Halilit-Bel Unjate-Gurrë e Madhe-Gurrë e Vogël-Ura e Shën e Premtes Frankth, për në tregun e Komsisë. Klos-Suç-Shoshaj-Urakë-Perlat-Shkodër. Klos-Ura e Allamanit-Cerujë-Patin me dy variante:Varianti veror: Patin-Qafë Dardhë-Qafë Mesi-Qafë MurrëVarianti dimëror: Patin-Kurdari-Gjalish-Lis-Qafë Murrë-PrizrenKëto variante mbi dymijë vjeçare, të shoqëruara me kala, ura, karakolle e kalldrëme të shumta, ruhen pjesërisht deri në ditët e sotme. Në këto degëzime të Kryematit, sot ndeshim edhe katër ura të tjera të gurta, jashtë aksit kryesor: Ura e Halilit që lidh Darsin me Klosin dhe zonën tjetër në të majtë të lumit, Ura e Allamanit në Klos, Ura e Shahinit në Patin dhe Ura e Shën e Premtes në rrëzë malit të Gurrës. Ura më e madhe mbi lumin Mat ka qenë Ura e Pazarit të Urës, në vendin që sot i themi Pazari i Vjetër, ku kanë qenë rrapat shekullorë. Kjo urë, rrënojat e së cilës janë të dukshme deri në ditët tona, ka qenë me tri harqe dhe dy dritare shkarkuese në mes. Gjatësia e saj ka qenë 60 m. Por duhet të shtojmë se para kësaj ure, që më të moçmit e kanë mbajtur mend deri në fillimshekullin XX, në atë vend ka qenë një urë tjetër edhe më e madhe, emri i së cilës ka qenë i lidhur me pazarin, pra me Pazarin e Urës. Kjo urë, siç kanë treguar të moshuarit, gjë që e përshkruan edhe Dilaver Kurti në librin “Trashëgime Iliro-Arbërore”, ka qenë me gjatësi 150 m dhe me 6-8 harqe. Ajo niste nga Fushat e Urës të fshatit Fshat, pranë kufirit ndarës me Darsin dhe përfundonte në anën tjetër, në fushën ku bëhej tregu. Natyrisht ajo ka qenë ura më e madhe mbi lumin Mat. Në atë vend në çdo kohë ka patur urë. Edhe mbi sheun e rrapave, afër Urës së Madhe në Pazarin e Urës, ka qenë një urë tjetër e gurtë. Pazari i Urës ndërlidhej me rrugë me gjithë Matin dhe krahinat e tjera, sidomos me Dibrën e Tiranën dhe ka qenë pika më nevralgjike që ndërlidhte rrugët mbi të cilat ndodhen urat.Nga Bashkia e Re, do të kërkohen doemos investime për ta shndërruar këtë treg të traditës në treg me parametra bashkëkohorë dhe mbi të gjitha për ta mirëadministruar atë. Veç kësaj, perspektiva e këtij tregu është e paimagjinuar, me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, kur Tirana me këtë treg do të lidhet me një afat kohor prej afro gjysëm ore