Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Trajtimi i materialeve plastike. Çfarë është riciklimi?

Çfarë është riciklimi? Çfarë mund të riciklojmë?

Një nga metodat alternative për të mbrojtur burimet ekzistuese në natyrë, të cilat po shterojnë çdo ditë e më shumë është edhe riciklimi.

Lënda e parë e shumë produkteve që përdorim sot përfitohet nga burimet natyrore. Bashkë me rritjen e popullsisë kemi edhe rritjen e konsumit dhe kjo shkakton jo vetëm pakësimin e këtyre burimeve natyrore, por edhe zhdukjen e tyre. Për të mbrojtur këto burime, që në natyrë gjenden në sasi të kufizuar, është bërë e pashmangshme përdorimi i metodave alternative në prodhim. Një nga praktikat që ndiqet për këtë qëllim, është edhe riciklimi. 

Riciklimi është shndërrimi i mbetjeve të caktuara në lëndë të parë dytësore duke i përpunuar ato më parë me anë të proceseve të ndryshme fizike ose kimike dhe përfshirja e tyre sërish në procesin e prodhimit. 

Mbetjet si hekur, çelik, bakër, plumb, letër, plastikë, alumin, kauçuk, xham dhe të tjera të ngjashme me këto janë mbetje të riciklueshme. Gjithashtu të përshtatshme për riciklim janë edhe mbetjet elektronike, bateritë dhe vajrat. Përdorimi përsëri i këtyre mbetjeve duke i ricikluar ato parandalon shterimin e burimeve natyrore.    

Riciklimi i mbetjeve përveçse ruan rezervat natyrore, redukton edhe koston në sigurimin e lëndës së parë dhe sasinë e energjisë që harxhohet gjatë prodhimit. 

Një avantazh tjetër që ka riciklimi, është edhe pakësimi i sasisë së mbetjeve inerte që duhen eliminuar. Në këtë mënyrë reduktohet edhe dëmi që i shkaktojnë këto mbetje mjedisit jetësor, por kursehet edhe nga hapësira e depozitimit të tyre. 

Faza e parë e një riciklimi të shëndetshëm është ndarja e mbetjeve që në burim. Një rëndësi të madhe ka këtu mospërzierja e lëndëve të riciklueshme me mbetjet e tjera dhe përdorimi në mënyrën e duhur të kutive me ndarje që përdoren për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme. 

Duke kontribuar në riciklim, ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe në para

Trajtimi i materialeve plastike

Riciklimi i plastikës i referohet procesit të rikuperimit të mbeturinave plastike dhe ri-përpunimit të materialeve në produkte funksionale dhe të dobishme.Plastikat janë materiale të qëndrueshme, të lehta dhe të lira. Ato mund të formohen me lehtësi në produkte të ndryshme që gjejnë përdorime në një shumëllojshmëri aplikimesh. Si rezultat, prodhimi dhe përdorimi i plastikës janë rritur gjatë dekadave të fundit. Çdo vit, më shumë se 100 milion ton plastikë prodhohen anembanë globit. Rreth 200 bilionë kilogramë të materialeve të reja plastike prodhohen dhe paketohen në miliona pako dhe produkte. Rrjedhimisht, ripërdorimi, rikuperimi dhe riciklimi i plastikës janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

 Çfarë lloj plastikash janë të riciklueshme?

Ekzistojnë gjashtë lloje të zakonshme të plastikës. Në vijim janë disa produkte tipike që do të gjeni për çdo lloj plastike:

PS (polistiren) – Shembull: gotat e pijeve të nxehta,të kosit, enët plastike, kontejnerët.

PP (Polipropilen) – Shembull: kutitë e drekave, kontejnerët e ushqimit, kontejnerët e akulloreve.

LDPE (polietileni me dendësi të ulët) – Shembull: kazanët e mbeturinave dhe çantat.

PVC (chloride plastifikuar polyvinyl ose klorid polyvinyl) –Shembull: shishet e lëngjeve.

HDPE (polietileni me densitet të lartë) – Shembull: kutitë e shampove ose shishet e qumështit.

PET (polietileni tereftalat) – Shembull: shishet e lëngjeve të frutave dhe shishet e soft drinks.

RICIKLIMI I PLASTIKAVE TЁ PЁRDORURA

 Çfarë bëhet me plastikat?

Materialet plastike të riciklikuara duhet të vendosen në koshin e mbeturinave për t’u tërhequr më pas.

Materialet plastike të ricikluara tërhiqen nga koshi dhe ndahen. Është e rëndësishme që fillimisht të bëhet kategorizimi i plastikave sipas llojeve në mënyrë që të jetë më e lehtë për procesin e ndarjes.

Plastikat lahen, për të hequr papastërtitë siç janë etiketat dhe ngjitësit, dhe futen në proçesin e riciklimit.

Pas riciklimit, rripat e plastikës thahen dhe i nënshtrohen një testi të përshtatshëm pë të identifikuar cilësinë dhe dhe klasën e tyre.

Me plastikat e ricikluara, prodhohen produkte të reja siç janë:  orendi të ndryshme, shishe dhe qese të reja, etj.

KTHIMI I PLASTIKAVE JO TЁ RICIKLUESHME NЁ ENERGJI

 Çfarë bëhet me plastikat?

Materialet plastike jo të riciklueshme, duhet të vendosen në koshin e mbeturinave për t’u tërhequr më pas.

Materialet jo të riciklueshme merren dhe transportohen në impiantin e prodhimit të energjisë.

Në disa impiante të prodhimit të energjisë, materialet jo të riciklueshme përdoren si lëndë djegëse per të gjeneruar energji, në një tjeter impiant konvertimi materialet jo të riciklueshme përdoren për të gjeneruar lëndë djegvse si: naftë, vaj ose kimikate

Elektriciteti i prodhuar transmetohet nëpërmjet rrjetit nëpër, shtëpi, biznese etj.

Dëgjesë publike NJA Klos.

Me datë 6 dhjetor, në qytetin e Klosit u realizua dëgjesa publike e fundit për të gjithë Bashkinë Klos, në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit 2020. U finalizua kështu i gjithë rrugëtimi i takimeve me qytetarët prej një muaji, në të gjitha njësitë administrative.
Në dëgjesë bashkia ishte e pranishme me përfaqësuesit e saj, më në krye Kryetarin e Bashkisë Z.Ilmi Hoxha.

U parashtruan kërkesa më së shumti që lidhen me infrastrukturën, taksat, ujin e pijshëm, ndriçimin e qytetit, pastrimin, shkollat etj. Të gjitha kërkesat do të shqyrtohen dhe do të meren në konsideratë nga ana e bashkisë, në hartimin e projekt-buxhetit 2020.

Bashkia Klos është një nga përfitueset e projektit ndërkufitar “Zbulimi i atraksioneve turistike”, që do zbatohet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Me datë 5 dhjetor, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Bashkinë Demir Hisar në Maqedoninë e Veriut dhe organizatave partnere “ART POINT-GUNGO” dhe “FLAG”. Projekti ka si qëllim zbulimin e atraksioneve të turistike në dy vendet fqinje, duke bërë të mundur zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Në Klos do investohet në ndërtimin e muzeut etnografik, përmiresimin e infrastrukturës turistike në zonën e Balgjaj, Ura e Vashës e zona të tjera potenciale, si dhe në mbështetjen e promovimin e ofruesve të produkteve lokale.
Projekti financohet nga Bashkimi Europian, në kuader të programit ndërkufitar 2014-2020 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes

DËGJESË PUBLIKE BASHKIA KLOS NJA XIBËR.

Sot më, 21 Nëntor 2019 ora 14:30 u mbajt dëgjesë publike në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2020, në Njësinë Administrative Xibër.
Përfshirja e qytetarëve ishte maksimale, ata shprehën kërkesat e nevojat e tyre dhe propozuan ide, sesi mund të bëhet më e mira për komunitetin.
Problemet më kryesore që u evidentuan nga qytetarët dhe u propozuan të përfshihen në projekt buxhetin e vitit 2020 ishin :
– Infrastruktura, shtrimi i rrugëve.
– Riparimi i urave që lidhin fshatrat e lagje të caktuara të njësisë.
– Kanalet vaditëse
– Problemet me shkollat
-Lagje të bllokuara në mungesë të infrastrukturës.
E shumë nevoja të tjera.

Stafi i bashkisë ishin:
1-Kryetaria e Këshillit Bashkiak Z.Valbona Kola
2-Nënkryetari Z.Armand Gjini
3-Nënkryetarja Znj.Adelina Laçi
4-Sekretari i Këshillit Bashkiak Z.Spartak Vokrri
5- Drejtoresha e Financës Znj.Fitnete Krosi
6- Drejtori i shërbimeve Z.Jetmir Dedolli
7- Përgjegjëse e planifikimit dhe ndjekjes së investimeve Znj.Amareta Mirdita
8- Specialiste e marrëdhënieve me publikun dhe median Znj.Matilda Lleshaj.
9- Administratori i Njësisë Xibër Z.Elton Dalliu .

DËGJESË PUBLIKE BASHKIA KLOS NJA GURRË .

Edhe në Njësinë Administrative Gurrë u zhvillua sot dëgjesa publike, për hartimin e projekt buxhetit 2020. Pas takimit në fshatin Kurdari NJA Suç, i gjithë stafi i bashkisë u zhvendos në Gurrë ku u diskutua për kërkesat e nevojat e qytetarëve. U parashtruan kërkesa më së shumti që lidhen me infrastrukturën në disa fshatra të Njësisë si dhe problemin e vazhdueshëm për ujin vaditës, problemet nëpër shkolla, riparimin e urave, etj .
Vetë përfaqësuesit e bashkisë u kujdesën që kërkesat e banorëve të meren ne konsiderate në hartimin e projekt buxhetit 2020. Pjesmarrja e qytetarëve ishte aktive duke vazhduar nga kryetari fshatit, mesues, drejtorë shkolle, banorë nga gjithë fshatrat e njësisë.
Takimi u zhvillua në orën 15:00 në Njësinë Administrative Gurrë

Stafi i bashkisë ishin:
1-Kryetari Z.Ilmi Hoxha
2-Kryetaria e Keshillit Bashkiak Znj.Valbona Kola
3-Nënkryetari Z.Armand Gjini
4-Sekretari i Këshillit Bashkiak Z.Spartak Vokrri
5- Drejtoresha e Financës Znj.Fitnete Krosi
6- Drejtori i shërbimeve Z.Jetmir Dedolli
7- Përgjegjëse e planifikimit dhe ndjekjes së investimeve Znj.Amareta Mirdita
8- Specialiste e marrëdhënieve me publikun dhe median Znj.Matilda Lleshaj.
9- Administratori i Njësisë Gurrë Z.Kastriot Pjetri .

DËGJESË PUBLIKE BASHKIA KLOS NJA SUÇ .

Sot më, 20 Nëntor 2019 ora 13:00 u mbajt dëgjesë publike në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2020, në Njësinë Administrative Suç, në fshatin Kurdari.
Pjesmarrja nga qytetarët e zonës ishte e lartë nga të gjithë sektorët , si drejtorë shkolle , mësues, punonjës të njësise, fermere, sipermarrës … etj.‌ Në diskutim u propozuan një sërë kërkesash e nevoja nga qytetarët si prioritet iu dhanë, ujit të pijshëm, ujit vaditës, kanaleve të ujrave të zeza, shtrimi i rrugëve në lagje të caktuara, investimet nëpër shkolla, investime në kulture, etj. ‌Dëgjesa u zhvillua me sukses pasi pati përfshirjen e të gjithë pjesmarrësve.

Stafi i bashkisë ishin:
1-Kryetari Z.Ilmi Hoxha
2-Kryetaria e Keshillit Bashkiak Znj.Valbona Kola
3-Nënkryetari Z.Armand Gjini
4-Sekretari i Këshillit Bashkiak Z.Spartak Vokrri
5- Drejtoresha e Financës Znj.Fitnete Krosi
6- Drejtori i shërbimeve Z.Jetmir Dedolli
7- Përgjegjëse e planifikimit dhe ndjekjes së investimeve Znj.Amareta Mirdita
8- Specialiste e marrëdhënieve me publikun dhe median Znj.Matilda Lleshaj.
9- Administratori i Njësisë Suç Z.Moisi Jazi.

Njoftim!

Thirrje për aplikime nga programet e BE dhe donatorë të tjerë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpall Thirrjen e Dytë për Dorëzimin e Aplikimeve, në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor.

Afati per dorezimin e aplikimeve eshte data 16 Dhjetor 2019.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural në masat e mëposhtme:

Masa 1“Investime në asete fizike të fermave bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Qumësht, Mish, Fruta, Perime, Vresht

Masa 3“Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Qumështi dhe përpunimi i qumështit, Përpunimi i mishit, Përpunimi i frutave dhe perimeve, Vera

Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve,
  • Përpunimi dhe tregtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, fruta – perime dhe vera),
  • Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale,
  • Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur),
  • Turizmi rural dhe i Natyrës,
  • Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale,
  • Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures,
  • Prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i buxhetit të shtetit.

Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të marrin informacionin e duhur lidhur me llojet e investimeve të pranueshme, aplikantët e pranueshëm, kriteret e përzgjedhjes dhe rregullat e dorëzimit të aplikimeve në “Udhëzuesin për Aplikantët”, në faqet e internetit: www.azhbr.gov.alwww.ipard.gov.al dhe http://www.bujqesia.gov.al

FTESË PËR DËGJESË PUBLIKE!

TË NDERUAR QYTETAR TË KLOSIT DHE NJËSIVE ADMINISTRATIVE GURRË, XIBËR DHE SUÇ

Në kuadër të hartimit të buxhetit vendor për vitin 2020, Bashkia Klos  ka filluar diskutimin dhe dëgjesat publike në të gjitha njësitë.

Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak fton përfaqësues të biznesit dhe qytetarët për të marrë pjesë  në këtë bashkëbisedim dhe për të shprehur  sygjerimet e tyre.

Dëgjesat do të zhvillohen sipas grafikut të mëposhtëm dhe pjesëmarrja juaj në këtë takim  është mjaft e rëndësishme.

                                                      GRAFIKU I DËGJESAVE

Klos                                                                                                 21.11.2019 ora 11:00

Njësia Administrative Gurrë                                                           20.11.2019 ora 15:00

Njësia Administrative Xibër                                                           21.11.2019 ora 14:00

Njësia Administrative Suç                                                              20.11.2019 ora 13:00

JU MIRËPRESIM!

Takim miqësor me familjet e veteranëve .

Në  kuader të  përgatitjeve kushtuar 75-vjetorit të  Çlirimit të Shqiperise ,realizuam sot një takim miqësor e bashkëbisedim të ngrohtë me veteranët e Bashkisë Klos e pasardhesit e tyre.

Së  bashku, shkëmbyem mendime sesi mund të nderojmë  më se miri figuren e çdo deshmori që kontribuoj në emër të  atdheut dhe sesi mund ti ruajmë e mbartim më te mirat vlera te trasheguara prej ty.

Pjesë e takimit ishin të gjithë familjet e veteranëve  ,nga të gjitha  njësite e administrative dhe qytetit të Klosit.

Kyetaria e këshillit bashkiak Znj. Valbona Kola nderoi me certifikatë mirënjohje për kontributin e dhenë prej vitesh në ruajtjen e trashëgimisë së vlerave të familjeve të veteranëve , kryetarin e  organizatës së veteranëve  Z.Besim Balliu.

Krenari, emocion, përulesi dhe mirënjohje për heronjtë tanë qe dhanë gjakun për më  të bukurën Shqiperi.

#75vjetoriiclirimit

Bashkia Klos,falë mbështetjes së prefekturës shpërndanë ndihma per qytetaret

Bashkia Klos, falë mbështetjes edhe të Prefekturës së Qarkut Dibër ka siguruar për qytetarët e saj, të dëmtuar nga tërmeti i disa ditëve më parë, ndihma të ndryshme,duke kontribuar kështu në përmirësimin e gjendjes së seciles prej familjeve të prekura.
Njësitë Administrative, nga ana e tyre janë angazhuar maksimalisht që asnjëra prej këtyre familjeve të mos mbetet vetëm e pa përkrahje në ditë të vështira e në nevojë.