Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Falenderim!

3 PRILL , 2020- INFORMACION

Bashkia Klos falenderon të gjitha bizneset, shoqatat dhe individët për donacionet dhe kontributin e dhënë në përballimin e situatës emergjente që po kalojmë.
Këta donatorë ju kanë ardhur në ndihmë kategorive si : pensionistëve, familjeve në nevojë dhe familjeve të prekura nga tërmetii 26 nëntorit e që momentalisht banojnë në çadër, si dhe familjeve ekstremisht të varfëra të Bashkisë Klos.
Deri më sot është bërë e mundur shpërndarja e 244 pakove ( ushqime, miell e produkte të higjenës) në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Klos.
Shpërndarja e pakove është bërë sipas listave bazuar në VKM nr. 236, datë: 19. 03. 2020.
Deri më sot kanë bashkëpunuar me Bashkinë Klos në operacionin humanitar që prej shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme në vend, këta subjekte, individe e shoqata si më poshtë:
Falenderojmë:
1-Gent Mara
2-Fatmir Molla ” Alblea”
3-Eduart Tahiraj “Henz Energy”
4-Gani Hoxha
5-Eurosig &Insig
6-Avni Muça
7-Benold Alla
8-Mikel Velsula
9-Bajram Doka
10-Ilir Dedolli
11-Kisha Ungjillore “Rreze Drite”
12-Bajram Kola ” Shkalla Shpk”
13-Arben Çela ” Vllaznia”
14-Ismail Diku
15-Fabrika Tirana ” Miell Tirana”
16- Nerim Bala
17-Kisha e Suçit ” Shen Nikolli”
18-Shkëlqim Skënderi
19-Asllan Muharremi
20-Besnik Muharremi
21-Petrit Diku

Operacioni humanitar vazhdon dhe do të vazhdoje deri në normalizimin e situatës. Çdo ditë në çdo derë, aty ku nevoja thërret.
Askush nuk është vetëm!
Unë besoj në humanizmin tënd!
#BashkëDoJaDalim

Disa këshilla mbi prindërimin gjatë Covid-19

Në ditët e vështira që po hasim gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të Covid-19, fëmijët kërkojnë vemëndjen maksimale të prindërve dhe institucioneve përgjegjëse.
Për këtë arsye, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në bashkëpunim me UNICEF Albania kanë hartuar disa prej këshillave mbi prindërimin gjatë Covid-19.
#NjësiaeMbrojtjessëFëmijësBashkiaKlos
@Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës

#qëndronështëpi

Masa për distancim social!

Bashkia Klos merr masa për disiplinimin e të gjitha hapësirave më të frekuentuara nga qytetarët, përmes vendosjes së rrathëve të verdhë si mënyrë për të respektuar distancimin social, përpara çdo pike, marketi, bankomati, postës, furrave të bukës dhe dyqaneve telefonike etj.
Respekto rregullat, mbaj distancën në mënyrë që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh.✅
#MbajDistancë#QëndroNëRrethinEVerdhë#RespektoRregullat
#BashkëDoJaDalim 💪

Nga 30 Marsi “leje-dalje” per vetem nje pjestar te familjes per vetem 1 ore.

Të dashur qytetar,
Nga 30 mars qarkullimi i lëvizjes në fashën orar 5.00 -13.00, në qytetin e Klosit do të bëhet vetëm me leje qarkullimi për vetëm një pjestar të familjes, për të plotësuar nevojat e familjes.
“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjestar të familjes, në atë ditë, për qendrat urbane.
Ky pjestar i familjes do të duhet të lëvizi nga ora 05:00 deri 13:00.
Aplikimi për lejen do të bëhet online në portalin e-albania ose me sms në nr 55155 👉
➡️ te e-albania, zgjidhet opsioni “leje për dalje”, dhe orari për kur të duhet leja, si dhe zgjidhet personi që do të marrë lejen në familje.
➡️ sms duhet të përmbaje : Nr e kartës së identitetit, NID dhe orari për kur të duhet leja.
Leja merret një ditë pas aplikimit !

Nuk lejohet👉
Asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme.
Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë arsye.
#qendroneshtepi
#bashkëmundemi
#respektorregullat

Nisma me e re “Degjo zerin tone”

Bashkia Klos lançon nismën më të re, “Dëgjo zërin tonë”, si përpjekje për të ofruar argëtim, pozitivitet dhe momente të bukura në këto ditë të vështira për vendin tonë
Bëhu pjesë e nismës dhe ndaje kohën tënde me ne nga shtëpia jote.
Së bashku mund t’ja dalim të mbushim me çaste gëzimi ditët e vështira të vendit tonë.
Dërgo edhe ti videon tënde, në inboxin e faqes!
Ju mirëpresim !
#Qëndronështëpi
#Bashkë_Do_Ja_Dalim🙏