Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme nga Klosi

Për të dytin vit radhazi sjellim për ju Klos Summer Camp

📍Një kamp veror i mbushur plot me aktivitete edukative, punë kreative, argëtim, lojëra e kërcime, janë disa nga momentet që fëmijët do të kalojnë së bashku në Kampin Veror #Klos.

Organizimi i Kampit Veror ka për qëllim t’i ofroje fëmijëve një javë të mbushur me aktivitete argëtuese dhe edukuese përmes së cilave fëmijët kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre, të mësojnë diçka të re dhe më e rëndësishmja të argëtohen.🤾‍♀️⛹️‍♂️🤾‍♂️⚽️

Janë të mirëpritur të gjithë fëmijët, nga data 27 qershor deri më 2 korrik, ora 9:00 deri në 12:00, pranë shkollës “Tahir Hoxha” Klos.

📌Kampi do të monitorohet nga stafi përgjegjës për ndjekjen e projektit nga bashkia, si dhe po zbatohet nga partnerët në projekt. Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSACaritas Dioqezan RrëshenVIS AlbaniaCISP Sviluppo dei Popoli

#youthsummercampklos#kampiverorklos 

THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË!

📌Bashkia Klos shpall thirrjen për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë.Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret. Kandidati/ja duhet të jenë banorë të Bashkisë Klos dhe të moshës prej 15 deri 19 vjeç.

Për të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të paraqesin interesin e tyre përmes një letre motivimi në adresën e emailit; ishe.kodra@bashkiaklos.gov.al ose pranë Sportelit të Zyrës me Një Ndalesë në Bashkinë Klos.

Bashkia Klos ka nevojë për ju, bëhu edhe ti zëri përfaqësues për komunitetin tënd!

Ju mirëpresim!😊

Pastrimi do të vijojë të jetë prioritet në angazhimin tonë për një Klos më të pastër.

🚯Nga aksioni i ditës së sotme ju bëjmë thirrje udhëtarëve që përshkrojnë rrugën nacionale në territorin e Bashkisë Klos e jo vetëm, të cilët janë shkaktarët e kësaj ndotje në këto përmasa, na u bashkoni në këtë nismë, për ta kthyer Klosin në bashkinë që duam!

ℹ️Vijojmë të pastrojmë në të gjitha njësitë.

#Klos_I_Pastër🍀☀️🚯

#PlaniKombëtarIPastrimit🇦🇱

Pjesëmarrës në aktivitetin promovues të librit “ Nuk më mundin acarët” i Aida Topallit, poetes më të re Klosjane.

U zhvillua pasditen e djeshme aktiviteti promovues i librit “ Nuk më mundin acarët” i Aida Topallit, gazetares, publicistes e poetes më të re klosjane, të cilës mes miqsh, kolegesh e bashkëpunëtoresh i uruam nga afër suksese në rrugëtimin e saj poetik!📖

Aida Topalli👏🏻

#provim#libri#nuk_më_mundin_dot_acarët#poete#klos #2022

Vizita Shëndetësore Falas në Klos! 

Që prej orës 9:00 të mëngjesit të ditës së sotme, mjekët specialistë të organizatës “Dyert e Jetës”, po ofrojnë vizita shëndetësore falas pranë Qendrës Shëndetësore Klos.

🔺Shërbimet që po ofrohen janë:

👉Vizita patollogjike

👉Eko abdominale

👉Kontrolli i grave, Eko dhe vizita obstetrik-gjinekologjike

👉Konsulta me mjek interniste

👉Vizita pneumonlogjike dhe Reumatologjike

Mjekët gjenden aty deri në orën 16:00

Falenderime dhe mirënjohje për mjekët specialistë të organizatës “Dyert e Jetës” 🙏

#ne_kujdesemi_për_shëndetin_tuaj

Sapo u hap thirrja e parë për grante për startup-e dhe lehtësues nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes! 

🔺Vetëdeklarohu si startup ose lehtësues në e-albania. 📝
🔻Sapo te pajisesh me pasaportë, je një hap larg aplikimit për grant.📨
🔺Shko në faqen zyrtare të sipermarrja.gov.al dhe shkarko formatin e aplikimit.📥
❓Ke pyetje? Skuadra e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ështe gati për t’ju asistuar në çdo moment me aplikimin tuaj! 👩🏻💻👨🏼💻