Të dashur bashkëqytetarët e mi,
Kam kënaqësinë të marr pjesë me urimet e mia më të përzemërta në
këtë natë të ndërrimit të viteve për të gjithë ju qytetarë klosjanë!
Urimi im sot është që viti i ri që po vjen të shënojë një kthesë
të fortë dhe pozitive në të gjitha ato familje e individë që këtë vit u
përballën me dhimbje e sfida shëndetësore apo ekonomike!
Një urim të veçantë dhe të përzemërt kam për të sëmurët në
spitale, të gjithë ata që kjo natë i gjen në krye të detyrës, mjekët e
infermierët, forcat e rendit, zjarrfikësit dhe punonjësit e sektorëve të tjerë
këtu në Klos e kudo!
Faleminderit për punën dhe sakrificën tuaj!
Ngushëllime për ju familje që sot ju mungojnë të afërmit tuaj e
uroj që viti 2022 të jetë vit i shpresës dhe lajmeve të mira për ju!
Kjo natë e ndërrimit të viteve është gëzim veçanërisht për
fëmijët, të cilëve ju uroj veç buzëqeshje e lumturi!
Gjatë këtij viti arritëm mjaftueshëm në ofrimin e shërbimeve për
Klosin por ende kemi shumë punë për të bërë. Do vijojmë investimet në çdo lagje,
fshat e njësi administrative!
Dëshirojmë dhe do punojmë fort që të bëhet viti i ndryshimeve të
mëdha!
Nuk ishte detyrë e lehtë të menaxhonim sigurinë e punonjësve
tanë e në të njëjtën kohë puna të mos ndalej. Prandaj, dua t’ju falënderoj të
gjithëve për kontributin, punën e palodhur dhe përkushtimin që keni treguar
gjatë këtij viti. Forca jonë e kombinuar është ajo që na bën të suksesshëm si
staf!
Dhe në mbyllje të këtij urimi, për të gjithë ju dëshiroj një vit
të ri me shëndet të plotë e me mbarësi!
GËZUAR 2022!
Përzemërsisht
Ilmi Hoxha