Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Nënkryetarët

Armand  Gjini

Nënkryetar i Bashkisë Klos

Z. Armand  Gjini  ka lindur më  20 tetor 1987  në fshatin Suç të Bashkisë Klos. Ka përfunduar arsimin e mesëm në shkollën profesionale në degën elektronikë, shkolla “Arben Broci”  Shkodër.

Studimet e larta i ka ndjekur në Universitetin Politeknik të Tiranës në degën Shkenca Toke (2010) më tej ka vazhduar specializim të studimeve me master i shkencave në Gjeologji inxhinierike dhe Hidrogjeologji(2012). 

Ka marrë titullin “Inxhinier Gjeolog”. Ka marrë pjesë në shumë trajnime formuese dhe është paijsur me certifikata. Ka punuar si inxhinier gjeolog te firma “Shkalla SH.P.K” për pesë vite.

 Që prej 13 shtatorit të 2019-s  është nënkryetar i Bashkisë Klos.

Adelina Laçi

Nënkryetare e Bashkisë Klos 

Znj. Adelina  Laçi ka lindur më 25 maj 1992 në Burrel. Ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin “28 Nëntori” Burrel, ka vijuar më tej studimet për Gjuhë-Letërsi, në  fakultetin e Historisë dhe Filologjisë   në Universitetin e Tiranës, ku ka dal me rezultate të shkëlqyera (2013).

Eshtë diplomuar më pas në master shkencor, profili “Gjuhësi e sotme” duke qenë pjesë e studentëve të ekselencës(2015). Për Adelinën nuk mjaftonin këto studime, e etur gjithmonë për më shumë ajo ndoqi një shkollë të dytë për drejtësi (bachelor). Pas përfundimit të studimeve të një fakulteti të dytë , sërish u regjistrua në një master të dytë profesional për mësuesi.

Marrëdhënia me punën ka qenë frytëdhënëse, ka punuar si redaktore pranë shtëpisë botuese “Fan Noli” për dy vite.  Gjithashtu ka qenë lektore (asistente) pranë Universitetit Planetar të Tiranës (1 vit) dhe lektore në Universitetin e Durrësit.

Së fundmi, përpara angazhimit pranë Bashkisë Klos, ka qenë e punësuar pranë Ministrisë Së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në pozicionin e specialistes, ku ka kryer me përgjegjshmëri të lartë të gjitha detyrat e ndërmarra përsipër.

Ka marrë pjesë në shumë trajnime formuese dhe është paijsur me certifikata. Pas gjithë këtyre eksperiencave Adelina Laçi e sheh veten të gatshme për të kontribuar në vendlindje në postin e nënkryetares së Bashkisë  Klos.

Znj.Laçi zotëron gjuhën angleze dhe njeh mire gjuhën italiane. Tashmë prej tetorit të 2019  është  nënkryetare e Bashkisë Klos.