Bashkia Klos
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

- Zona gjeografike
Bashkia Klos gjendet në pjesën qëndrore-malore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet në lindjeme bashkitë Bulqizë dhe Dibër , në veri me bashkinë Mat , në jug me bashkinë Tiranë , në perendim me bashkitë Mat, Krujë dhe Tiranë. Bashkia ka një sipërfaqe prej 371.7 km2 , sipërfaqja e tokës bujqësore është 7,897 ha, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga pyje,kullota, lëndina, kreshta, etj. Territori i bashkisë përshkrohet nga lumi Mat.
Bashkia Klos përbëhet nga katër njësi administrative; Njësia Administrative Klos, Njësia Administrative Suç, Njësia Administrative Gurrë , Njësia Administrative Xibër.
- Popullsia
Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi i 2011 ishte rreth 16, 618 banorë, ndërsa sipas regjistrit civil ishte 20, 821 banorë me një dendësi prej 78 banorë për km2 .
Bujqësia dhe infrastruktura:
Zona bujqësore është pjellore dhe aktiviteti bujqësor është rigjallëruar gjatë viteve të fundit . Infrastruktura e Bashkisë është përmisuar gjatë dy dekadave të fundit falë investimeve të shumta ndërkufitare por emigrimi ka larguar nga zona pjesën më të madhe të popullsisë , vecanërisht të rinjtë, duke lënë pas njerëz të moshuar.
Adresa : Rr.”Jaho Hoxha”, Ndërtesa nr.4, Hyrja nr.2, 8002, Klos-Shqipëri