Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Shërbimi i Pastrim-Gjelbërimit

Grupi i Pastrim-Gjelbërimit, ka për mision mbajtjen pastër të rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve dhe çdo hapësire tjetër publike si dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta duke bërë të mundur një mjedis sa më të pastër.

Në territorin që mbulon Bashkia Klos janë vendosur 77 kontenier, të cilat janë shpërndarë në 62 pika vendgrumbullimi të mbetjeve. Aktualisht për mbledhjen e mbetjeve kemi në dispozicion vetëm një kamion pastrimi. Numri i punëtorëve të pastrimit është 5 persona. Ka zona që nuk mbulohen nga shërbimi i pastrimit në territorin e Bashkisë Klos. Ky shërbim nuk ofrohet në Njësinë Administrative Xibër dhe në disa fshatra të thellë të Bashkisë Klos. Një nga arsyet e mungesës së këtij shërbimi në këto zona është mungesa e infrastrukturës në këto zona në mënyrë që të mundësohet lëvizja kamionit të pastrimit, pasi rruga në këto zona nuk është shtruar me asfalt.