Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Gjendja Civile

Shërbimi  Gjendjes Civile është shërbim unik shtetëror. Ky shërbim, ushtrohet si funksion i  deleguar edhe nga organet e qeverisjes vendore. Ai plotëson, përditëson dhe administron Regjistrin Kombëtar të Gjenjes Civile, lëshon çertifkata si dhe kryen shërbme të tjera, në përputhje  me legjislaconin në fuqi.

Dokumentet bazë që lëshon  zyra e  gjendjes civle janë:

  1. a) letërnjoftimi b) pasaporta c) çertifikata e lindjes ç)çertifikata martesore d) çertifikata familjare e)certifikatën e vdekjes

Taksa e akteve dhe pullës që lëshon zyra e gjendjes civile janë:

  1. Për lëshimin e çertifikatave brenda vendit                                                               50 lekë
  2. Per lëshimin e dokumentit “Çertifikatë lindje” në gjuhë të huaj                           200 lekë
  3. Për lëshimin e dokumnetit “Çertifikatë për lidhje martese’ në gjuhë të huaj        200 lekë
  4. Për regjistrimin e shtetasve të huaj, pas dhënies së shtetësisë shqiptare             2 000 lekë
  5. Për proçedurën për veçim/bashkim familjesh të shtetasve                                 1 000 lekë
  6. Për mbajtjen e Akteve të lidhjes së  martesës                                                     1 000 lekë

DETYRAT

  1. Përditësojnë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;
  2. Mbajnë aktet e lindjeve, të martesave dhe të vdekjeve;
  3. Lëshojnë dokumentitn e identitetit, çertifikatat e lindjes, ato familjare, të martesësë dhe të vdekjes, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
  4. Kryejnë veprime të shërbimit të gjendjes civile, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në fuqi;
  5. Plotësojnë detyrimet e përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore të institucioneve të tjera shtetërore dhe të subjekteve të interesuara;
  6. Vënë në dijeni kyetarin e bashkisë, si dhe degën e gjendjes civile në qark, për veprimtarinë e zrës së gjendjes civile, sipas kërkesës ose periodikisht, në përputhje me udhëzimet përkatëse;
  7. Plotësojnë të gjitha detyrat, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

SHËRBIMIET

  • Mbajtja e akteve të lindjes, martesave dhe vdekjeve;
  • Lëshimi i dokumentave, dhënia e çertifikatave personale, martese, familjare e vdekje;
  • Verifikimi i të dhënave për aplikimet për Kartë identiteti dhe pasaporta biometrike,si dhe lëshimi i dokumentave përkatëse;
  • Ndryshimi i vendbanimit/adresës;
  • Veçime/bashkime familje;
  • Regjistrimi i të dhënave personale në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;
  • Kryerja e veprimeve të shërbimit të Gjendjes Civile në kohë dhe saktësi ndaj shtetasve;
  • Korrespondenca me institucionet shtetërore sipas ligjit,etj;

DEKLARIMI I LINDJES

Lindja e fëmijës deklarohet  te nëpunësi i gjendjes civile nga prindërit, pjesëtarët madhorë të familjes, përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët, dhe në pamundësi ose  në mungesë të tyre, nga personat, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga përfaqësues  të nënës me prokurë të posaçme.

Deklarimi i linjes së fëmijës së gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, bëhet nga organet e njësisë së qeverisjes  vendore, organi i rendit public, në juridiksionin e të cilit ndodhet vendi i gjetjes, në bazë të të proçesverbalit të mbajtur në kohën e e gjetjes së fëmijës.

Për fëmijët e lndur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga shtetas Shqiptarë, me banim të përhershëm në Shqipëri, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore Shqiptare, në vendin ku ka lindur. Kur kjo është e pamundur, regjistrimi bëhet edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi.

DEKLARIMI I VDEKJES

Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjestar madhor i familjes ose nga personat më të afërt të familjes dhe, në mungesë të tyre ose  për personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaçëm i bashkisë/njësisë administrative, në zyrën e gjenjes civile, ku shtetasi  ka   vendbanimin/vendqëndrimin  ose ku është gjetur kufoma.Deklarimet janë  të vlefshme, kur  shoqërohen me raport mjeksor.

AKTI I MARTESËS

Akti i martësës është procesverbali i mbajtur nga nëpunësi i zyrës së gjendjes civile në bashki ku pasqyrohet vullneti i përbashkët i bashkëshortëve të ardhshëm. Akti i martesës nënshkruhet nga bashkëshortët, në pranë të jo më pak se dy dëshmitarëve. Për lidhjen e martesës shtëtasi shqiptar duhet të paraqesë këto dokumenta:

  • Çertifkatë lindjeje e lëshuar nga zyra e gjendjes civile jo më pak se 15 ditë nga data në të cilën kërkohet të lidhet martesa, me shënimin lidhje martese.
  • Kartë identiteti

Martesa e shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, që banon jashtë shtetit  ose është banues i përkoshëm në Republikën e Shqipërisë, me shtatas shqiptar lihet sipas dokumenteve të shtetit, shtetas i të cilit është ose  ku ka banimin e përhershëm, të lëshuar jo më parë se tre muaj nga ata që kërkohet të lidhet martesa. Dokumentat legalizohen në përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë  jashtë shteti, ndërsa ato të lëshuara nga përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë legalizohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

KORRIGJIMI I EMRIT DHE MBIEMRIT

Çdo person, që ka interes për të korrigjuar emrin/mbiemrin e vet, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkiptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile.

Kërkesa shoqërohet nga dokumentat e mëposhtme:

  • Kopje e aktit të lindjes
  • Çdo dokument tjetër që provon gabimin

TRANSFERIMI I TE DHËNAVE TË GJENDJES CIVILE

Regjistrimi fillestar i vendbanimit/adresës së banesës, si dhe ndryshimi i vendbanimit/adresës së banesës, si rregull, bëhet në zyrën  e gjendjes cvile që ka në juridiksionin territorial vendbanimin apo banesën e deklaruar. Transferimi i të dhënave  të gjendjes civile, në një zyrë tjetër të gjendjes civile behet me kërkesën e kryefamiljarit, i cili paraqitet pranë zyrës së gjendjes civile të vendbanimit të ri, këto dokumenta:

  • Kërkesën me shkrim për regjistrim në vendbanimin e ri
  • Dokumentin e pronsisë së banesës ose kontratë qeramarrje
  • Vërtetimin e lëshuar nga admministratori i njësisë administrative, ku ai shprehet se shtetasi banon në njësinë administrative përkatëse.

Ligji Nr. 10 129 Date 10.05.2009 Per Gjendjen Civile