Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Urimi i Kryetarit Z. Ilmi Hoxha për Vitin e Ri 2022!

Të dashur bashkëqytetarët e mi,

Kam kënaqësinë të marr pjesë me urimet e mia më të përzemërta në këtë natë të ndërrimit të viteve për të gjithë ju qytetarë klosjanë!

Urimi im sot është që viti i ri që po vjen të shënojë një kthesë të fortë dhe pozitive në të gjitha ato familje e individë që këtë vit u përballën me dhimbje e sfida shëndetësore apo ekonomike!

Një urim të veçantë dhe të përzemërt kam për të sëmurët në spitale, të gjithë ata që kjo natë i gjen në krye të detyrës, mjekët e infermierët, forcat e rendit, zjarrfikësit dhe punonjësit e sektorëve të tjerë këtu në Klos e kudo!

Faleminderit për punën dhe sakrificën tuaj!

Ngushëllime për ju familje që sot ju mungojnë të afërmit tuaj e uroj që viti 2022 të jetë vit i shpresës dhe lajmeve të mira për ju!

Kjo natë e ndërrimit të viteve është gëzim veçanërisht për fëmijët, të cilëve ju uroj veç buzëqeshje e lumturi!

Gjatë këtij viti arritëm mjaftueshëm në ofrimin e shërbimeve për Klosin por ende kemi shumë punë për të bërë. Do vijojmë investimet në çdo lagje, fshat e njësi administrative!

Dëshirojmë dhe do punojmë fort që të bëhet viti i ndryshimeve të mëdha!

Nuk ishte detyrë e lehtë të menaxhonim sigurinë e punonjësve tanë e në të njëjtën kohë puna të mos ndalej. Prandaj, dua t’ju falënderoj të gjithëve për kontributin, punën e palodhur dhe përkushtimin që keni treguar gjatë këtij viti. Forca jonë e kombinuar është ajo që na bën të suksesshëm si staf!

Dhe në mbyllje të këtij urimi, për të gjithë ju dëshiroj një vit të ri me shëndet të plotë e me mbarësi!

GËZUAR 2022!

Përzemërsisht

Ilmi Hoxha