Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Momente festive nga aktiviteti i organizuar nga Bashkia Klos në bashkëpunim me nxënësit e shkollave me rastin e festave të nëntorit.🇦🇱

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Z.Ilmi HOXHA ndër të tjera nënvizoj se Rruga e Arbrit ka qënë një arsye madhore për ne që të festonim më shumë se kurrë ne këtë nëntor!Ai gjithashtu shprehu falenderime për Kryeministrin Rama, në emër të të gjithë banorëve të Bashkisë Klos!Të pranishëm në aktivitet ishin Prefekti i Qarkut, Z. Nexhbedin SHEHU, Kryetarja e Këshillit Qarkut Znj. Valentina HALITI, Kryetari i Bashkisë Mat, Z. Agron MALAJ, Zv/Kryetarja e Bashkisë Mat Znj. Flutura BIBA, Nënprefekti i Qarkut Dibër Z. Hasan Pasha, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Klos Znj. Valbona KOLA, përfaqësues së Organizatës së Veteranëve të LANÇ, si dhe dhjetra qytetarë dhe fëmijë, të cilët ndoqën aktivitetin dhe vizituan e shijuan panairin.Faleminderit të gjithë nxënësve që me pjesëmarrjen e tyre i dhanë gjallëri festës.

Faleminderit të gjithë fermerëve të cilët u përfaqësuan denjësisht me produktet e tyre.

Gëzuar 28-29 Nëntorin!

#Art#Kulturë#Traditë#Muzikë#Ekspozitë#Panair