Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

NJOFTIM PËR PËRFITIM BURSE *** për nxënësit e Arsimit Parauniversitar.

Bashkia Klos në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave njofton të gjithë NXËNËSIT e viteve të para të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike profesionale, të depozitojnë dokumentacionin pranë Sektorit të Turizmit, Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Rinisë në Bashkinë Klos, për të PËRFITUAR BURSËN për vitin shkollor 2021-2022.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda datës 26.11.2021

Dokumentat për aplikim do ti gjeni si më poshtë

👇

1- Kërkesë me shkrim nga kryefamiljari drejtuar Këshillit Bashkiak Klos.2- Deklaratë e të ardhurave.3- Certifikatë familjare.4- Vërtetim banimi.5- Vërtetim nga zyra e ndihmës ekonomike për trajtim ose jo të familjes me ndihmës ekonomike, lloji dhe masa e ndihmës.6- Vërtetim nga zyra e punës për çdo pjesëtar mbi 18 vjeç.7- Vërtetim për çdo pjesëtar të familjes mbi 18 vjeç nëse ushtron aktivitet tregtar.8- Vërtetim nga dega e sigurimeve shoqërore të rrethit për pjesëtar e familjes që marrin pension.9- Vërtetim nga shkolla për regjistrimin e nxënësit që aplikon për bursë.10- Fotokopje e dëftesës bashkë me listën e notave ( e noterizuar). 11- Vërtetim notash ose fotokopje e dëftesës nëse është ekselent me notë mesatare 9, nëse jo nuk është e nevojshme.

SUKSESE