📍Sot në Korçë, Festimi i Ditës Europiane të Bashkëpunimit Territorial.🇦🇱🇪🇺🇲🇰
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, strukturat operative përgjegjëse për zbatimin e këtij Programi Ndërkufitar IPA, organizuan sot festën e 7-të të ” Ditës Europiane të Bashkëpunimit Territorial “, përmes së cilës u festuan rezultatet e bashkëpunimit të suksesshëm territorial.Prezent ishte edhe Kryetari i Bashkisë Klos, Z. Ilmi Hoxha si përfaqësues i bashkëpunimit të suksesshëm të projektit ndërkufitar me Bashkinë Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut, me projektin “Zbulimi i Atraksioneve të Fshehura”, ku ka përfunduar me sukses një muaj më parë.Projekti u prezantua me materialet promovuese me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve.Krenarë që përfunduam një projekt me rëndësi të madhe për të dyja vendet duke tejkaluar çdo vështirësi të hasur gjatë rrugës, shpresojmë për bashkëpunime të tjera në vazhdim.Discovering hidden attractions#discoveringhiddenattraction#ipa2cbcmkal#EUwithYou




