Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

⚠️ Kufizohet lëvizja e automjeteve çdo pasdite në oraret 18:00 – 23:00, nga kryqëzimi i rrugës së Bejnit deri në hyrje të sheshit “Ahmet Zogu”.

Të nderuar qytetarë,Bazuar në vendimin Nr.47, datë:03.08.2020 të Këshillit Bashkiak Klos ” Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB-në Nr.74, datë:20.08.2018, për miratimin e vend qëndrimeve dhe parkimeve të automjeteve si dhe kufizim të orarit të lëvizjes në segmente të caktuara”, kërkojmë bashkëpunimin tuaj në përmbushjen e këtij qëllimi të përbashkët.

Kufizohet lëvizja e automjeteve çdo pasdite në oraret 18:00 – 23:00, nga kryqëzimi i rrugës së Bejnit deri në hyrje të sheshit “Ahmet Zogu”.Gjatë këtyre orëve segmenti rrugor do të përdoret për lëvizjen e lirë të këmbësorëve.Zbatimi i këtij vendimi nis që sot, datë: 12.07.2021, dhe do të monitorohet nga Policia Bashkiake.Ju faleminderit për mirëkuptimin!