Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

ℹ️ Riparimi i kanaleve vaditëse

  • Drejt fundit vënia në funksion e të gjithë veprave vaditëse të cilat prej vitesh kishin problematika të theksuara në të gjithë gjatësitë e tyre si dhe nga problematikat e shkaktuara nga dimri që lamë pas.
  • Kanali i poshtëm i Fullqetit i cili që prej ndërtimit ka funksionuar vetëm dy vitet e para dhe prej 4 vitesh nuk funksiononte, tashmë drejt përfundimit.
  • Kanali i Darsit i cili kishte pësuar dëme të konsiderueshme gjatë dimrit, tashmë është gati për banorët e këtij fshati
  • Kanali i Cerujes dhe i Pleshës drejt përfundimit.
  • Gjithashtu puna ka nisur në kanalin vaditës në fshatin Xiber Hane i cili prej 7 vitesh nuk funksiononte dhe i braktisur totalisht.
  • Kanali vaditës i fshatit Dom drejt përfundimit.
  • Puna ka nisur edhe në kanalet vaditëse në fshatrat Rripë, Gurrë të Vogël dhe Gurrë të Madhe.
  • Po punohet në mënyrë intensive që së shpejti të përfundoje vënia në funksion e të gjithë kanaleve vaditëse në gjithë territorin e Bashkisë Klos.