Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

ℹ️ 9 Shkurti, Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt.

Njësia e Mbrojtjes së fëmijës në bashki, në bashkëpunim me punonjësin social të shkollës realizoi takim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës 9- vjeçare, ” Tahir Hoxha” për mënyrën e përdorimit të internetit të sigurt nga fëmijët për mbrojtjen nga përmbajtja e papërshtatshme që mund të aksesohet në internet te cilat mund të paraqesin rrezikshmëri të lartë. Gjatë takimit u ndanë informacione të cilat përmbanin këshilla për fëmijët me temë ” Përdorimin e internetit me siguri dhe përgjegjësi”. #fëmijëttëparët

👫