Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

ℹ️TAKIM PËRKUJTIMOR KUSHTUAR DY VËLLEZËRVE TË FAMILJES GJETA ISH-PARTIZANË TË LANÇ, NË PËRVJETORIN E TYRE TË LINDJES.🇦🇱

Në kuadër të 100 dhe 102 vjetorit të lindjes së dy vëllezërve, Selim e Bajram Gjeta, ish- partizanë të LANÇ, efektivë të Brigadës së I-rë sulmuese partizane, sot Bashkia Klos në bashkëpunim me Kryesinë e Komitetit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, rrethi Mat, organizuan një takim përkujtimor pranë familjes Gjeta në fshatin Dars. Gjatë aktivitetit u përurua vendosja e pllakatës pranë banesës së familjes Gjeta, ku u tregua jeta dhe aktiviteti luftarak i dy vëllezërve si dhe dhënia e dy titujve “Anëtar Nderi” të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, familjarëve të familjes Gjeta.Të pranishëm në takim ishin përfaqësues së Organizatës së Veteranëve të LANÇ , rrethi Mat, përfaqësues nga Bashkia Mat e Klos, si dhe familjarë e miq të familjes Gjeta.Krenar për trimat tanë, trimëria, guximi dhe zgjuarsia e tyre sollën fitoren e lirisë së popullit.

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT , LAVDI POPULLIT TË KLOSIT.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *