Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Tetori, muaji i ndërgjëgjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore🚫 Thuaj STOP trafikimit të qenieve njerëzore ❌

Aktivitete sensibilizuese e ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore .

Fushatat ndërgjegjësuese janë zhvilluar përgjatë këtij muaji në bashkëpunim me institucionet arsimore, në Bashkinë Klos. Përkatësisht kemi nisur orët edukative me nxënësit e shkollës “Tahir Hoxha ” Klos, më tej kemi vijuar me gjimnazin “Shaban Çollaku” Klos, duke përfunduar me shkollat në njësitë administrative, në “Shkollën e Mesme të Bashkuar Xibër” , shkollën ” Haxhi Lata” Suç, dhe shkollën “Veli Alla ” Rripë.

📍

Të gjithë së bashku kemi detyrimin qytetar, shoqëror,institucional dhe ligjor të mendojmë për të gjitha viktimat e trafikimit, të cilat janë shfrytëzuar dhe trafikuar, të sjellim në vëmendje punën që bën secili nga ne për të luftuar trafikimin, të ngremë zërin për çdo rast shfrytëzimi apo abuzimi dhe, së bashku të ndihmojmë këdo që ndodhet në rrezik.#bashkiaklos#agjensiashteteroreembrojtjessefemijeve#unembrojfemijet

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *