Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

N J O F T I M

Të nderuar qytetarë,Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, në ligjin nr. 68/2017 “ Për financat e vetëqeverisjes vendore, në Udhëzimin nr.9 datë 20.03.2018 ” për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit.Ju njoftojmë se dëgjesat publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2021 do të bëhen sipas grafikut të mëposhtëm:

📍

Me datë 28.10.2020, ora 13:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Xibër.

📍

Me datë 29.10.2020, ora 13:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Suç.

📍

Me datë 29.10.2020, ora 15:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Gurrë.

📍

Me datë 30.10.2020, ora 13:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Klos. Ju sqarojmë se për shkak të COVID-19, të gjitha dëgjesat publike do të zhvillohen në ambiente të hapura, pranë çdo Njësie Administrative.

Faleminderit për mirëkuptimin.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *