Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Dita nisi ndryshe sot, me fëmijët dhe për fëmijët 🙌✅

14 shtator, 2020

Rinis një vit i ri mësimor, ndryshe si asnjëherë më parë me një situatë të re që duhet të përshtatemi. Kryetari i Bashkisë Klos , z. Ilmi Hoxha në praninë e prefektit Qarkut Dibër , Z. Nexhbedin Shehu ishin mëngjesin e ditës së sotme pranë shkollave për të ndjekur nga afër fillimin e vitit të ri mësimor, si dhe duke uruar , suksese në rrugën e dijes për çdo fëmijë që ulet për herë të parë në bankat shkollës ashtu sikurse për të gjithë nxënësit që shkollën e kanë vatrën e dijes. Suksese dhe një vit sa më të mbarë!Krijimi i infrastruktës arsimore është detyra jonë , e ajo ç’ka mbetet për ju është përkushtimi maksimal në mësime, sepse ju jeni e ardhmja e Klosit. Me ju, do të kemi një Klos më të mirë nesër!Me sigurinë që bashkë do t’ia dalim, kërkojmë angazhimin e drejtuesve, prindërve dhe mësuesve në mënyrë që të kemi ambjente të sigurta për zhvillimin e një procesi mësimor duke ruajtur distancimin fizik dhe respektimin e protokollit si një garanci për ruajtjen e shëndetit për nxenesit, mesuesit dhe familjaret e tyre. Forca ne jemi me ju !

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *