Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

22 Korrik 1944🇦🇱 Përkujtimi i dëshmores së rënë për atdheun, Zoja Çurre

Me 22 korrik , me rastin e 76-vjetorit të vdekjes së heroinës së popullit, u zhvillua një ceremoni përkujtimore të Lapidari në Qafshkalle, aty ku e nderuara Zoja Çurre ka rënë dëshmore. Pjesë e ceremonisë ishin përfaqësues nga Organizata e Veteranëve Klos e Mat si dhe përfaqësues nga bashkia.Ju ftoj të lexoni historinë e jetës së Zoja Çurres, pak nga jeta e saj si një formë për ta njohur e nderuar në këtë ditë të shënuar. Model i gruas partizane

Model i gruas në shoqëri !

Zoja Çurre lindi në një familje të varfër e të thjeshtë fshati. Vetëm me një punë përballonte e plotësonte nevojat e jetës në ato kohëra të vështira. Babai i Zojës, si shumë bashkëfshatarë të tij, mori rrugën e kurbetit dhe shkoi ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku punoi disa vjet, për të rregulluar sadopak ekonominë familjare, por fatkeqsisht vdiq duke lënë pas pesë fëmijët e tij . I rriti plot vuajtje e mundime nëna e tyre, Salihe Çurre, një grua e zonja dhe punëtore, Zoja e vogël jetime, donte të vazhdonte shkollën por nuk kishte mundësi ekonomike. Veç kësaj shkolla ishte larg nga banesa e familjes së saj. Ajo punonte së bashku me vëllezërit e motrën në bujqësi. Qysh e vogël shquhej për vullnet e këmbëngulje të madhe.Në urrejtjen e popullit e të rinisë kundër pushtuesve fashistë të vitit 1939 u përfshi edhe Zoja me dy vëllezërit e saj, Ismailin dhe Aliun. U fut në lëvizjen e rinisë komuniste në Tragjas dhe ishte mjaft aktive. Ishte ndër të parat që e kuptoi qëllimin e luftës së madhe antifashiste Nacional Çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë. Në vitin 1942 kur u krijuan njësitet e para në Tragjas, Zoja sëbashku me të vëllain, u futën dhe u armatosen. Në çdo aktivitet që ndërmerrej Zoja ishte ndër të parat që propagandonte luftën që po përgatitej për çlirimin e atdheut nga okupatorët fashistë.Kudo ishte në ballë të aksioneve dhe shquhej për trimëri. Ajo nuk ishte vetën trime por edhe e gojës.

U fliste shokëve partizanë për luftën Nacional Çlirimtare dhe për sakrificat e mëdha që bënte populli ynë. Operacioni armik i Dimrit 1943-1944 ishte i egër, si vetë dimri i atyre viteve. Zonjën nuk e thyente asgjë, ndaj nuk e theu as bora e tufani i Shkurtit të vitit 1944. Ishte në Qafën e Shëngjergjit, në Dukat, kur luftoi me vdekjen, për të shpëtuar tre shokët partizanë . Si shqiponjë i rrëmbente në krahët e saj dhe i çmonte më tej, duke u përfytur me vdekjen.Në vjeshtën e vitit 1943 Zoja doli vullnetare dhe shkoi në mal partizante tdhe u rreshtua në një nga batalionet që do të formonte më vonë Brigadën e V-të. U vendos në Kompaninë e parë dhe u caktua mitralier. Me atë mitroloz Zoja nuk u nda, deri sa më 22 korrik 1944 dha jetë për lirinë e Atdheut.Ishte luftë e ashpër në Mat, në Qafëshkalle ku ajo u vra.Lavdi dëshmorëve të atdheun

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.