Pusho shqip, vizito Klosin💚 Kalaja e Petralbës
Ju kemi njohur me Gurrat e Gurit Bardh por sot do të udhëtojmë sërish drejt Gurit Bardh ku do të njiheni me historinë e Kalasë së Petralbës
Kalaja e Gurit Bardh (Petralba)
Kalaja e Gurit Bardh (Petralba) ndodhet poshtë fshatit Guri i Bardh dhe sipër fshatit Fshat mbi një kreshtë malore me lartësi 778m. Në vendin ku ndodhen rrënojat e Petralbës, banorët e quajnë atë “Maja e qytetit”, duke nënkuptuar se qyteti ishte në ultësirat poshtë lumit Mat. Populli thotë se familja e Gjon Kastriotit jetonte në këtë qytet, dhe se këtu lindi heroi ynë kombëtarë Skënderbeu.Historiografia jonë e lidh ndërtimin e kalasë me lindjen e principatave feudaleshqiptare në shekullin XIII-XIV.Në ditët e sotme Kalaja e Petralbes është kthyer në atraksion turistik dhe vend shumë i vizituar nga vendas dhe jo vetëm. Nga Kalaja mund të shohësh të gjithë zonën përreth, pamja që ofrohet nga aty lart është thjesht mahnitëse.Peisazhi që Guri Bardh të ofron është një ndërthurje mes historisë e natyrës, duke e bërë fshatin Guri i Bardh pjesë tashmë të projektit 100 fshatrave turistikë në Shqipëri.





0 Comments