Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

SHËRBIMET SOCIALE NJË E DREJTË NJË DETYRIM

SHËRBIMET SOCIALE NJË E DREJTË NJË DETYRIM
Ditën e Enjte në Bashkinë Klos u mbajt një takim me një përfaqësues nga ekipi Europartners Development i mbështetur nga UNICEF
Z. Dritan Shaho.
Ky ekip do punojë për realizimin e fazës së dytë të projektit “Për fuqizimin e kapaciteteve të bashkisë në zbatimin e Planit Social dhe sigurimit të shërbimeve të kujdesit social për fëmijët dhe familjet vulnerable”. Ky projekt do synojë ngritjen dhe forcimin e mekanizmave të nevojshme dhe atyre ekzistuese administrative, strukturat institucionale dhe forumet civile që në bashki punojnë, ofrimin e shërbimeve të kujdesit social t’u ofrohen familjeve dhe fëmijëve vulnerabel.
Hapat/aktivitetet që do ndiqen përgjatë një viti kalendarik janë:

1. Hartëzimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror në territorin e secilës bashki. Kjo do të shoqërohet me bërjen e një harte interaktive që do vendoset dhe përditësohet në website të bashkisë.
2. Ngritjen e Grupit të Dialogut Social me përfaqësues nga Shoqëria civile, bashkia, drejtoritë rajonale dhe këshillat bashkiake dhe përfituesit, për të patur një dialog të përhershëm mes qytetarëve dhe bashkisë.
3. Raport mbi Vlerësimin e Nevojave që lidhen me sigurimin e sherbimeve të kujdesit shoqëror në territorin e Bashkisë. Kjo do te evidentojë mangësitë në shërbime dhe në burimet njerezore në dispozicion te sigurimit të shërbimeve të kujdesit shoqeror në territorin e bashkise;
4. Përshkrimet e punës sipas kërkesave të legjislacionit;
5. Përditësimin e Planit Social për një periudhe 3 vjeçare – kostimin e aktiviteteve te planifikuara.
6. Ndihmë për Aplikimin për Fondin Social të venë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
7. Raporti përmbledhës mbi buxhetin e bashkisë në mbështetje të sigurimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe ndërtimit të shërbimeve bazë sipas kërkesave ligjore, në bashkëpunim me drejtorinë e financave në bashki.
8. Përgjatë gjithë zbatimit të projektit do ketë trajnime me stafet e Shërbimit Social në bashki dhe përfaqësues të përfituesve.
#Shërbimi_Social_Klos
UNICEF Albania

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *