Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

tirananews.al/INTERVISTA/ Hoxha: Jemi pranë çdo qytetari klosianë në këtë kohë pandemie, kemi ulur disa tarifa vendore

09:35 / 28 Prill, 2020 /

Për kryetarin e Bashkisë Klos Ilmi Hoxha situata me të cilën po përballet kjo njësi vendore është e jashtëzakonshme. “Në Klos si bashki e vogël që jemi po përpiqemi fort për t’i bërë ballë këtij virusi të padukshëm. Fatmirësisht në territorin e bashkisë Klos nuk kemi persona të prekur me Covid-19, kjo ka sjell përgjëgjësi te qytetarë që vazhdimisht u janë përgjigjur thirrjeve të bashkisë për respektimin e rregullave”, theksoi Hoxha. Klosi si bashki e re, ka probleme të mbartura prej kohësh, dhe sigurisht terreni i vështirë kryesisht malor ka ndikim në zhvillimin social-ekonomik të bashkisë.  Nga fillimi i situatës e deri me sot bashkia Klos ka ecur me një plan veprimi fillestar e më pas me marrjen e masave të njëpasnjëshme. Bashkëpunimi me Postën e Policisë Klos me Policinë Bashkiake ka arritur që situata të kaloje me lehtë.

  Intervista e plotë:

Cilat janë masat e marra nga Bashkia që ju drejtoni për këtë situatë?

Që prej fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme, bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Klos ka marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e virusit Covid-19 si dhe për përballimin e situatës. Janë marrë masa për dezinfektimin e të gjithë territorit, duke filluar nga të gjitha rrugët e trotuaret, hapësirat publike e deri të të gjitha institucionet arsimore dhe shëndetësore dhe çdo ndërtese tjetër publike. Bashkia ka zbatuar me kujdes urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me qarkullimit e automjeteve ashtu edhe për lëvizjen e qytetarëve. Janë marrë masa për disiplinimin e të gjitha hapësirave më të frekuentuara nga qytetarët përmes vendosjes së rrathëve të verdhë si mënyrë për të respektuar distancimin social, përpara çdo pike, marketi, bankomati, postës, furrave të bukës dhe dyqaneve telefonike etj. Është bërë kujdes për identifikimin e grupeve vunerabël si dhe familjeve në nevojë, për t’ju ardhur në ndihmë me pako ushqimore.Është treguar kujdesi ndaj moshës së tretë. Përmes ngritjes së grupeve të patronazhit (punonjës si dhe vullnetarë) është bërë e mundur kryerja e çdo shërbimi për pensionistët e vetmuar, duke shmangur daljen e tyre nga shtëpia.

Cilat janë nismat për të lehtësuar biznesin, kryesisht atë të vogël lidhur me taksat?

Bashkia Klos ka miratuar një plan masash për të lehtësuar biznesin. Ndër to mund të përmend: a-Mos zgjatjen e kamatvonesave për vitin 2020, b-Të zgjatet efekti i shlyerjes së detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore me 3 muaj afat, c-Të ulë nivelin e taksës së pastrimit për subjektet e biznesit që janë mbyllur sipas aktit normativ të Kryeministrit, në nivel 20%, d-Të ulë nivelin e tarifës së ujit të pijshëm për subjektet e biznesit që janë mbyllur sipas aktit normativ të Kryeministrit, në nivel 20%, etj. Menjëherë pas miratimit në prefekturë këto  lehtësira do të vihen në zbatim.

Sa familje kanë marrë ndihmë në këtë periudhë dhe a është arritur mbulimi i gjithë territorit të Bashkisë?

Kemi patur mbështetje nga bizneset dhe shoqatat apo individe të veçantë në realizimin e pakove ushqimore. Rreth 400 pako janë shpërndarë nga donacionet. Ndërkohë vijon proçesi i shpërndarjes së pakove ushqimore/jo ushqimore nga fondi i emergjencës së bashkisë. Deri me tani kemi shpërndarë 80 pako nga fondi i emergjencës e proçesi sapo ka vazhdur për tu shtrirë deri në përfundimin e situatës.

Si është organizuar kjo shpërndarje dhe çfarë përmban pakoja e ndihmës?

Shpërndarja e pakove është realizuar me grupe pune nën kujdesin e administratorëve të të gjitha njësive, Njësisë Administrative Klos, Suç, Xibër e Gurrë. Identifikimi i familjeve është bërë sipas VKM për familjet në nevojë. Një pako ushqimore përmban, ushqime, jo/ushqimore (detergjentë e produkte të higjenës) si dhe miell.

Si po funksionon vetë institucioni i Bashkisë në këtë periudhë?

Pavarësisht situatës puna në administratë vijon, dhe sot më shumë se kurrë në shërbim të komunitetit. Të gjitha shërbimet po ofrohen. Puna nëpër zyra vijon sipas një grafiku duke shmangur grumbullimet dhe duke respektuar distancimin social. Çdo sektor ushtron aktivitetin e tij, gjithnjë duke respektuar me rigorozitet rregullat për parandalimin e virusit Covid-19. Është anulluar çdo aktivitet kulturor-artistik, gjithashtu janë pezulluar për momentin proçedurat e konkurimit për vende të lira pune.

Si po vijon puna për investimet publike, janë ndërprerë apo vijon në mënyrë të kufizuar?

Nisur nga situata, për investimet publike po operohen në mënyrë të kufizuar. Shërbimet bazë e shërbime të vogla pa patur nevoja për proçedura tenderimi po vazhdojnë, gjithnjë brenda rregullava të vendosura nga qeveria. Investimet e mëdha janë pezulluar momentin.

Sa mendoni se këto kufizime do të ndikojnë në ekonominë e qytetit?

Duke qenë se investimet e mëdha do të shtyhen në afate, do të ketë ndikim në ekonominë e qytetit, si pasojë uljen e ekonomisë. Shpresojmë që situata të qetësohet e puna ti kthehet normalitetit.

Cilat do të jenë prioritetet e Bashkisë  suaj për muajt e tjerë të këtij viti?

Sigurisht prioritetet tonat mbeten ndër të tjera edhe ndërtimi i infrastrukturës së domosdoshme, shfrytëzimi i çdo mundësie që përbën burim për zhvillimin e zonës, promovimi i çdo vlere kulturore dhe ripërtëritja e tyre, shfrytëzimi i tokave dhe kthimi i njerëzve për të punuar. Gjithashtu po tregojmë kujdes për përmirësimi i shërbimit të pastrimit të qytetit, ndaj është menduar që të operohet në një tjetërformat, ndryshe nga metoda e përdorur gjer më sot. Kemi menduar që këtë shërbim ta ofrojmë përmes drejtorisë së shërbimeve pa patur nevojë të negociojmë me një tjetër subjekt. Kjo me qëllim ofrimin e një shërbimi sa me cilësor përsa i përket pastrimit të qytetit. Nuk kemi lënë jashtë vëmendjes as hartimin e projekteve të reja duke  synuar përmes realizimit të tyre zhvillimin e përgjithshem të qytetit. Ndjekja me kujdes e investimeve të ndryshme në territorin e bashkisë mbetet po ashtu prioritet i yni. Përpos këtyre që sapo përmenda dua të shtoj se puna e përditshme me njerëzit na e shton dëshiren dhe vullnetin për të bërë gjithnjë e më shumë në emër të tyre, ç’ka nënkupton se edhe prioritete të tjera na shtohen përditë.

Si janë marrëdhëniet me përfaqësuesit e opozitës lokale?

Nisur nga situata, kemi realizuar takime si dhe shkëmbyer  mendime me përfaqësues të opozitës lokale. Duke përthithur kështu mendimet më korrekte për të qenë vendimarrës të drejtë.

Ju vete si kryetar i Bashkisë, si e keni organizuar raportin mes punës në këtë periudhë, por edhe familjes suaj?

Puna si kryetar bashkie nuk njeh kufizime në kohë, të duhet në çdo moment të jesh aty pa limite kohe, duke u detyruar të lësh pas familjen tënde. Por është pikërisht familja mbështetja më e madhe dhe forca që më motivon çdo ditë.  Në këtë periudhë raporti midis punës dhe familjes, mund të them që është padyshim puna që kryeson, por gjithnjë me mbështetjen e familjes. Të jesh kryetar bashkie në këto kohë nuk është aspak e lehtë. Fakti që familja jeton në Tiranë dhe unë ushtroj detyrën në Klos, është si një sfidë që më shtyn të jem një kryetar i devotshëm për popullin tim dhe një familjar i dedikuar.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *