Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Dëgjo zërin tonë🗣

Dëgjo zërin tonë🗣
Të gjithë fëmijët janë të mrekullueshëm, gjithsecili me format e tyre të vecanta të të shprehurit, na kanë përcjell momente të bukura në këto ditë të vështira. Më shumë se një konkurs, kjo ishte një nismë për të luftuar në një farë mënyre këte situatë, e për ta kaluar sa më lehtë e bukur, nga shtëpitë tona.
Zëri i fëmijëve u bë melodia e këtyre ditëve.☺️
👉Falenderime pafund për prindërit që kanë bashkëpunuar dhe janë angazhuar maksimalisht në këtë nismë.
Nëpërmjet like& share zëri i fëmijëve ka arritur të përhapet gjeografikisht, kemi patur pjesmarrje nga Amerika e largët , te Italia fqinje si dhe nga Kosova jonë e dashur.❤️
Nga e gjithë pjesmarrja sipas përllogaritjeve Like&Share, tre videomesazhet më të pëlqyera dhe më me shumë share nga fillimi e deri paraditen e sotme kur është mbyllur votimi, janë si më poshtë:
Kryeson👉1- Ria Bala ( 253-LIKE dhe 992-SHARE)
2- Gabriel Disha (130 LIKE dhe 691 SHARE)
3- Roea Kadiu (450 LIKE dhe 47 SHARE)
(Theksojmë këtu, që like & share janë përllogaritur nga ora e mbylljes së votimit, e cdo veprim tjetër pas mbylljes së votimit nuk përfshihet.)
Ceremonia e cmimeve do të realizohet në një moment të dytë, pasi të përmisohet situata në të cilën ndodhemi. Fituesit do të kontaktohen nga stafi i bashkisë në vijim.
Duke ju falenderuar për pjesmarrjen, ju bëjmë me dije se nisma të tilla do të vazhdojnë dhe prania e fëmijëve tuaj na nderon☺️
Pas këtij momenti do të bashkëndajmë edhe një herë 3 videomesazhet tuaja të preferuara. Postimet në vazhdim !

#dëgjozërintonë

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *