Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Bashkia Klos, shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë, pensionist të vetmuar si dhe familjet që jetojnë në çadër nga tërmeti i 26-Nëntorit.

Pas identifikimit të rasteve të familjeve në pamundësi për të siguruar nevojat e tyre bazike, si dhe familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që jetojnë në çadër ashtu edhe të moshuar pensionistë që jetojnë vetëm, Bashkia Klos mundësoi për ta shpërndarjen e pakove ushqimore( ushqime, miell) dhe produkteve të higjenës.
Falë bashkëpunimit me bizneset dhe shoqatat e zonës arritëm të siguronim ndihma për ta shtrirë procesin në të gjitha njësitë administrative.Të organizuar me grupe pune, nën udhëheqjen e vetë kryetarit të bashkisë dhe dy nënkryetarëve nisi sot ky proces që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Askush nuk do të jetë vetëm në përballimin e kësaj situate, ndaj JU LUTEM🙏për sa më shumë bashkëpunim dhe angazhim në zbatimin e rregullave të vendosura nga autoritetet për shmangie lëvizjesh e vetëizolim.

#NeJemiNëDetyrë✅TiRriNëShtëpi🏡
#BashkiaQeDuam

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *