Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Aktivitet në kuadër të 8- Marsit.

Me datë 5 mars në Bashkinë Klos u zhvillua një takim miqësor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Gruas (8 Marsit). Nëpërmjet këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim me gratë dhe të rejat e qytetit duke ndarë eksperiencat e disa prej grave të Klosit që tashmë kanë arritur pozicione vendimarrëse në politikë apo profesionin e tyre. Thelbi i takimit ishte që të pranishmit të kenë mundësinë të diskutojnë për situatat e jetës së tyre të përditshme, dhe vështirësitë apo pengesat që ndeshin në praktikë për të drejtat e tyre. Tre gratë model që ishin përzgjedhur nga shumë të tilla janë:
1. Znj. Adelina Laçi- Zv/Kryetare e Bashkisë Klos
2. Znj. Valbona Kola- Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Klos, Kryetare e Këshillit Bashkiak Klos si dhe Kryetare e Partisë Socialiste për Bashkinë Klos.
3. Znj. Teuta Karaj- Drejtoreshë e Zyrës Vendorë Arsimore, Klos.
Zonjat e përzgjedhura me eksperiencat e tyre përcollën mesazhe motivuese, se si kanë përballuar sfidat duke krijuar një balancë mes karrierës dhe familjes për të arritur suksesin.
Takimit ju bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Z. Ilmi Hoxha, i cili është përkrahës i figurës së gruas në karrierë dhe që vazhdimisht mbështet aktivitete të tilla.
Ftesës së këtij aktiviteti ju bashkua edhe ekspertja e UNDP, Znj. Monika Kocaqi si dhe Drejtoresha e Qendrës “Shpresa e Re/Fondacioni OAZ”, Burrel znj. Elona Livani. Ku kjo e fundit u bë pjesë e dhuratës simbolike që ju dhurua të pranishmeve, të punuara me shume dashuri nga fëmijët me aftësi ndryshe pranë kësaj qendre.
Ky takim organizohet nga Bashkia Klos dhe mbështetet nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.
#fuqia_e_gruas
#bashkë_mundemi
#grua_në_karrierë
#Dita_Ndërkombëtare_për_të_Drejtat_e_Gruas

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *