Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Të marten me datë 18 shkurt është mundësuar dhënia e një shtëpi kontenier për familjen e Ramazan Beçës në fshatin Patin të Njësisë Administrative Klos, duke i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për këtë familje.


Banesa e familjes Beça ishte një ndër shtëpitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, e klasifikuar nga inxhinierët si shtëpi e pabanueshme. Pas verifikimit në terren nga ana e grupit të punës së Bashkisë Klos, kësaj familje iu dha ndihma e parë duke iu mundësuar një çadër për tu strehuar. Vazhdimisht i është dhënë mbështetje edhe me ndihma ushqimore dhe veshmbathje nën kujdesin e Zyrës së Emergjencave Civile pranë Bashkisë Klos.

Rasti i familjes Beça është një rast delikat, ku përveç faktit që ka probleme të mëdha ekonomike, një ndër fëmijët e familjes, Biselda vetëm 20 vjeç ka probleme të shëndetit mendor të vonuar. Bashkia ka punuar fort nisur edhe nga ky fakt, që Biselda të ketë një shtëpi ku mund të bëjë një jetesë normale si gjithë moshatarët e saj.

Për rastin e familjes Beça kemi patur mbështetjen e pakushtëzuar të Kishës Ungjillore ” Rreze Drite” ku menjëhere sapo është njohur me rastin ka shkuar vetë pranë familjes Beça të shohë më nga afër realitetin e hidhur ku ata jetojnë. Nën kujdesin e Pastorit Ergys Abazit është bërë e mundur dhënia e ndihmave ushqimore dhe veshmbathje për familjen Beça, e ndërsa sot falë mbeshtetjes së Kishës Ungjillore ” Rreze Drite” , familjes së Ramazan Beça iu dhurua shtëpia kontenier e cila përmbush të gjitha kushtet për një jetesë normale. Bashkia do vazhdojë ta ndjekë rastin e kësaj familje deri në rindërtimin e shtëpisë.

Falenderojmë dhe ju shprehim mirënjohje donatorëve tanë dhe i falenderojmë për bashkëpunimin e frytshëm!
# Donatorët tanë janë nga Amerika nga organizata Amerikane “Macedonian outreach” në bashkëpunim me “Vëllazërinë Ungjillore të Shqiperise”.
# Pastor Ergys Abazi kisha Ungjillore “Rreze Drite”Burrel.
# Pastor Sotir Anagnosti nga Kisha Ungjillore e Sarandës,
# Pastor Gentjan Dervishaj nga Kisha Ungjillore “Rreze Drite Tiranë” , dhe Alesio Sema, menaxheri I projekteve tek “Vellazeria Ungjillore e Shqipërisë” .
#bashkë_mundemi
#ti_nuk_je_vetëm
#Klosi_solidar
#Shqipëri_Solidare

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *