Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Kryebashkiaku Ilmi Hoxha viziton dy familje në Bashkinë Klos të prekura nga tërmeti i ditës së shtunës

Ndonëse epiqendra e tërmeteve të së shtunës ishte deti Adriatik pasojat janë ndjerë edhe në Bashkinë e Klosit. Banesat e familjeve Topalli e Hoxha, janë plasaritur e çarë nga të gjitha anët. Hike Topalli tregon momentin e rënies së tërmetit. Teksa gjendej në shtrat për shkak se ishte sëmurë, Hikja thotë se është dashur ndihma e familjarëve për ta nxjerrë jashtë pasi vetë e kishte të pamundur të lëvizte.

Për të parë nga afër gjendjen e banesës së kësaj familje ishte vetë kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha. Hoxha ishte i shoqëruar nga stafi i emergjencave civile i cili ka nisur menjëherë punën për verifikimin e të gjitha banesave të raportuara si të dëmtuara nga tërmeti. Kryebashkiaku i Klosit, Ilmi Hoxha i premtoi familjes Topalli që stafi që ai drejton do të bëjë më të mirën për t’a ndihmuar.

Një pjesë të banesës familja Topalli e ka braktisur duke nxjerrë orenditë jashta.

Më pas kryebashkiaku Ilmi Hoxha dhe stafi i tij u ndalën në familjen e Haxhi Hoxhës nga fshati Zall-Pleshë. Edhe banesa e Haxhiut ka pësuar dëmtime të mëdha, ndonëse është ndërtuar në fillim të viteve 2000. Kryefamiljari Haxhi Hoxha kërkon mbështetjen e strukturave lokale e kombëtare. Ndërkohë vetë kryebashkiaku Ilmi Hoxha tha se bashkia e klosit është e angazhuar për të ndihmuar këdo që është prekur nga kjo fatkeqësi natyrore dhe që i ka shkaktuar dëme të rënda. Ndërkohë puna ka nisur për verifikimin edhe të banesave të raportuara në njësitë e tjera vendore të kësaj bashkie si në Xibër, Gurrë dhe Suç.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *