Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Tërmeti lëkund Bashkinë Klos, Ilmi Hoxha: Situata e qetë, jemi në terren!

Mbrëmjen e kaluar, Bashkia Klos u prek nga një tërmet i fortë i cili fatmirësisht ka shkaktuar vetëm demë materiale.

Sipas vlerësimeve në terren, deri më tani raportohen 22 banesa të dëmtuara në të gjithë Njësitë Administrative të Bashkisë Klos.

Dëmet më të mëdha materiale janë shkaktuar në njësinë Administrative Xibër, aty ku raportohet të jetë edhe epiqendra e tërmetit.

Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha ka inspektuar gjatë orëve të vona të mesnatës disa banesa të cilat kanë paraqitur demë pas tërmetit duke garantuar mbështetje maksimale për çdo familje të prekur.

Ndërkohë që vazhdon verifikimi në terren për dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e forta, Emergjenca Civile në bashkëpunim me të gjithë organet e pushtetit vendor organizoi punën dhe planin e masave për tju gjendur pranë familjeve të prekura.

Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha shprehu mbështetjen maksimale për banorët e zonës duke siguruar një proces të drejtë, transparent dhe në shërbim të familjeve të prekura.

“Situata deri tani vijon të jetë me 22 kërkesa për verifikim në banesa familjarësh, në objekte shtetërore për momentin nuk kemi asnjë kërkesë. Situata në tërësi është e qetë nuk ka problematika të mëdha. Grupet e punës gjatë natës kanë qenë në terren. Kryesisht dëmet janë plasaritje muresh, rënie tavanesh, oxhaqesh. Deri në këtë moment kemi 22 kërkesa për verifikim objektesh”, -deklaroi kryetari Ilmi Hoxha në një prononcim për mediat.

Duke uruar që secili të jetë mirë, Bashkia Klos , ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që për çdo problematikë që mund të kenë si pasojë e termetit të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:

Sektorin e emergjencave civile në Bashkinë Klos: 0694255984 & 0685657358.

Administratori Njësisë #Klos, Spartak Fufi
Nr: 0683298401.

Administratori Njësisë #Gurrë , Lim Disha
Nr: 0675373588.

Administratori Njësia #Xibër, Elton Dalliu
 Nr: 0685190376.

Administratori Njësia #Suç ,Moisi Jazi.
Nr: 0686909416

Telefononi kryetarin e fshatit ku ju ndodheni, si dhe në numrin pa pagesë 128.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *