Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Kryetari i Bashkisë Klos uron Vitin e Ri 2023: Viti i ndryshimeve të mëdha!

Të dashur bashkëqytetarët e mi!

Më lejoni që t’i drejtohem çdo familjeje, secilit prej jush kudo që ndodhet, në vendin tonë, në Klos, në mbarë Shqipërinë, e jashtë saj, me urimet më të sinqerta për një vit më të mirë, të mbarë e të shëndetshëm, pranë dhe bashkë me njëri tjetrin.

Përzemërsisht, gëzuar Vitin e Ri 2023.

Urimi im në këtë feste shkon për qytetarët që po kurohen në spitale si dhe për herojntë e kësaj dite mjekët, infermierët, punonjësit e rendit dhe zjarrëfikësit të cilët do jenë në krye të detyrës për të siguruar mirëqenien e të gjithëve ne. Faleminderit nga zemra për punën tuaj sublime!

Viti që po lëmë pas ishte padyshim sfidues për ne, por i tejmbushur me arritje dhe përpjekje për punë të mira, të cilat sot i gëzojmë të gjithë së bashku.

Por ne nuk do të ndalemi!


Viti i ri që po vjen do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha! Puna do të vijojë edhe më vrullshëm gjatë këtij viti, me investime në çdo lagje, fshat e njësi administrative.

Dhe në mbyllje të këtij urimi, jam i lumtur që falë Pakos së Madhe të Qeverisë ky vit vjen edhe më i gëzueshëm për tryezat e familjeve tona, e çdo familje Shqiptare!

Për shumë mot,
GËZUAR 2023!

Përzemërsisht,
Ilmi Hoxha

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *