Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Month: May 2023

Drejt realizimit! Të rinjtë e Klosit shumë shpejt do të kenë qendrën e tyre multifunksionale

Drejt realizimit! 👏Të rinjtë e Klosit shumë shpejt do të kenë qendrën e tyre multifunksionale… ✅
Ditën e djeshme u zhvillua takimi me partnerët e Organizata Kreo për të diskutuar mbi projektin e qendrës multifunksionale, projekt i financuar nga 🇪🇺BE, i cili shumë shpejt do të jetë i prekshëm për të rinjtë e Bashkisë Klos. 👩🏻‍💻
Pjesë e takimit ishin të rinj e maturantë të cilët shprehen vullnetin, dëshirën dhe dhanë mendimet e tyre për aktivitetet e shumta që do të ofrohen në këtë qendër multifunksionale. 👏✅
Me të rinjtë, për të rinjtë!✅

Aktivitete në natyrë, fëmijët e Kopshtit Klos argëtohen mes këngësh e vallesh

Fëmijët e Kopshtit Klos janë bërë pjesë e aktivitetit që ka në fokus diferencimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit. 🌍🌱
Përmes një aktiviteti argëtues dhe edukues në natyrë, rreth 100 fëmijë të moshës 3-6 vjeç po njihen me konceptet bazë të mbrojtjes së mjedisit, reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit të mbetjeve. 🗑️🚮♻️🌱
Të mësuarit përmes lojës që në fazat e hershme të fëmijërisë, është një premisë për të pasur në të ardhmen të rinj e të rritur që e duan dhe e mbrojnë mjedisin.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “First STEPS: Support to Environment, Participation and Sport in the Municipality of Klos” – “HAPAT e parë: Mbeshtetje për Mjedisin, Pjesëmarrjen dhe Sportin në Bashkinë Klos, të financuar nga Bashkimi Evropian Euin Albania si pjesë e programit EU4Municipalities.