Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Day: February 10, 2023

Drejt përfundimit! I jepet “dora e fundit” urës në hyrje të qytetit Klos

Ura në hyrje të qytetit Klos është drejt përfundimit të punimeve. Pas vendosjes dhe montimit të trarëve, ura do të jetë shumë shpejt funksionale për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjetëve. Ura e ndërtuar me standarte bashkëkohore dhe e financuar nga Qeveria Shqiptare pritet të mbarojë shumë para afatit të paracaktuar në nisje të punimeve.

Postimi i kryetarit të Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha:

Drejt përfundimit🙏

I lumtur që qytetarët do të kenë gati në kohë rekord urën në hyrje të qytetit Klos, një urë me standarte bashkëkohore e financuar nga Qeveria Shqiptare.

Në këtë vepër që po përfundon para afatit të përcaktuar, sot po punohej për hedhjen e trarëve të paranderur, një hap para përfundimit final të projektit.

Qyteti Klos meriton më të mirën!

#FSHZH

#infrastrukture

#Bashkia_Që_Duam

#Drejtimi_I_Duhur