Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Month: February 2023

Së shpejti një qendër multifunksionale në Klos, Ilmi Hoxha: Rinia, prioriteti ynë!

I privilegjuar të mirëprisja dje, Delegacionin Europian në Shqipëri, me mbështetjen e të cilëve vjen për herë të parë në Bashkinë Klos:

📍Një qendër multifunksionale për të rinjtë;

📍Shërbim lëvizës për kujdesin shoqëror dhe shëndetësor;

📍Mbi 50 aktivitete edukuese, ndërgjegjësuese dhe informuese për të rinjtë e zonës;

Me të rinjtë, për të rinjtë!

#Europianunionalbania

#bashkiaklos

#shoqatakreo

#Njësiaeintegrimiteuropianbashkiaklos

#Shqipëriaeardhmjajonë

Drejt përfundimit! I jepet “dora e fundit” urës në hyrje të qytetit Klos

Ura në hyrje të qytetit Klos është drejt përfundimit të punimeve. Pas vendosjes dhe montimit të trarëve, ura do të jetë shumë shpejt funksionale për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjetëve. Ura e ndërtuar me standarte bashkëkohore dhe e financuar nga Qeveria Shqiptare pritet të mbarojë shumë para afatit të paracaktuar në nisje të punimeve.

Postimi i kryetarit të Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha:

Drejt përfundimit🙏

I lumtur që qytetarët do të kenë gati në kohë rekord urën në hyrje të qytetit Klos, një urë me standarte bashkëkohore e financuar nga Qeveria Shqiptare.

Në këtë vepër që po përfundon para afatit të përcaktuar, sot po punohej për hedhjen e trarëve të paranderur, një hap para përfundimit final të projektit.

Qyteti Klos meriton më të mirën!

#FSHZH

#infrastrukture

#Bashkia_Që_Duam

#Drejtimi_I_Duhur

Gjithmonë pranë qytetarëve! Rehabilitohet rruga kryesore e fshatit Unjate

Në terren pranë nevojave të qytetarëve!🤝

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Shërbimeve, vazhdon punën intensive për të rehabilituar akset rrugore në të gjithë Bashkinë Klos. 🚒

📍Në fshatin Unjate, ku po punohet intensivisht për të përmirësuar gjendjen e rrugës kryesore të fshatit.

Qytetarët gjithmonë të parët! 💪

#punëkudo

#nëkryetëdetyrës

#Skakohëpërpushim

#Bashkiaqëduam