Fëmijët e Klosit kanë tashmë një palestër dhe mjedise sportive bashkëkohore.
Rikonstruksioni i palestrës ekzistuese dhe i ambienteve përreth shkollës “Tahir Hoxha” sjell një hapësire jo vetëm sportive, por edhe si qendër takimi dhe promovimi të një stili jetese të shëndetshme dhe të qëndrueshme për të gjithë komunitetin e Bashkisë Klos.
Bashkia Klos ka kënaqësinë t’ju ftojë në dy ditë feste në qytetin e Klosit.
Shënojeni në kalenderin tuaj datën 30 Shtator dhe 1 Tetor
E premtja e 30 shtatorit nis me aktivitete të shumta, ku do të kemi;
Panair “Vjeshtë në Klos 2022” me produkte lokale të fermerëve të zonës;
Për herë të parë në Klos vjen nga Teatri Kombëtar i Kukullave shfaqje për fëmijë;
E ndërsa risi të këtij viti do të kemi Festën e Birrës.
Dita e dytë kulmon me datë 1 tetor me Edicionin e 3-të të Fest Folk Klos, përmes së cilit do të shpalosen vlerat artistiko-kulturore të grupeve folklorike vendase e jo vetëm. Festa e Birrës rikthehet përsëri edhe në këtë ditë!
Shoqata për Autonomi Vendore, nën kujdesin e veçantë të drejtueses ekzekutive znj. Adelina Farrici, dhe me mbështetjen e projektit ‘Bashki të Forta bëri bashkë në një tryezë diskutimi përfaqësuesit e katër bashkive të qarkut, #Dibër, #Bulqizës#Klos e #Mat.
Fokus i këtij takimi ishte diskutimi rreth nevojave reale, problematikave dhe sfidave, me të cilat ndeshen njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe ndarja e mendimeve dhe rekomandimeve për tu adresuar në këtë dokument të rëndësishëm strategjik, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimit ekonomik-social të bashkive.
Ka përfunduar puna për zëvendësimin e rrjetit kryesor pranë liqenit në fshatin Rripë, ndërkohë puna vazhdon për hapjen e kanalit dhe zëvendësimin e rrjetit kryesor edhe në fshatin Gurrë e Vogël, duke bërë të mundur përmirësimin e infrastrukturës së këtij ujësjellësi të lënë pas dore prej shumë vitesh.
Në ditën e dytë të Kampit Veror ju sjellim disa momente që fëmijët po kalojnë së bashku përmes aktiviteteve kreative e edukative, argëtim, lojra e kërcime.
U zhvillua sot mbledhja e Komisionit Vendor të Mbrojtjes Civile Klos,
me pjesëmarrjen e strukturave të institucioneve vendore, si dhe me vëmendjen maksimale të Kryetarit të Bashkisë Ilmi Hoxha, me fokus organizimin e Mbrojtjes Civile për përballimin e situatave emergjente gjatë stinës së verës.
Përmes organizimit të Mbrojtjes Civile synohet të krijohen kushte për një shoqëri të aftë për të zvogëluar risqet e fatkeqësive, për të parandaluar, përgatitur, përballuar fatkeqësitë dhe për t’u rimëkëmbur, nëpërmjet një sistemi të integruar dhe efikas të Mbrojtjes Civile në territorin e Bashkisë tonë.
Bashkëpunimi i strukturave të komisionit do të jetë i vazhdueshëm edhe intensiv për përballimin e situatave emergjente, por do të vlerësohej shumë bashkëpunimi me qytetarët në ndihmë të këtyre situatave.
Solidarizim qytetar në rastet e fatkeqësive natyrore!
Një kamp veror i mbushur plot me aktivitete edukative, punë kreative, argëtim, lojëra e kërcime, janë disa nga momentet që fëmijët do të kalojnë së bashku në Kampin Veror #Klos.
Organizimi i Kampit Veror ka për qëllim t’i ofroje fëmijëve një javë të mbushur me aktivitete argëtuese dhe edukuese përmes së cilave fëmijët kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre, të mësojnë diçka të re dhe më e rëndësishmja të argëtohen.
Janë të mirëpritur të gjithë fëmijët, nga data 27 qershor deri më 2 korrik, ora 9:00 deri në 12:00, pranë shkollës “Tahir Hoxha” Klos.